U akuzua për “thesin” me lekë/ Rama i përgjigjet PD-së: Do fusim teknologjinë që në klasë të parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Kombinati ku u inagurua shkolla dhe kopshti “Lasgush Poradeci”, kryeministri Edi Rama kishte një përgjigje për opozitën që ka akuzuar qeverinë për menaxhimin e fondeve nga BE dhe shtetet e tjera për rindërtimin pas tërmetit.

Edi Rama u shpreh se donatorët i menaxhojnë vetë fondet.

Sa i përket zbatimit të projekteve, të gjitha të të gjithë partnerëve janë financime të administruara nga ata vetë. Ata që vazhdojnë flasin për miliarda që i mori në një “thes” qeveria e Shqipërisë, dua t’u themi që asnjë qindarkë e partnerëve nuk administrohet nga qeveria.

Kanë bërë vetë projektin, kanë vendosur fituesit dhe kanë lidhur kontratat. Qeveria e Shqipërisë ka shoqëruar këtë proces duke bërë oponencat e nevojshme për lejet e ndërtimit dhe kaq” tha ai.

Përveç infrastrukturës, Rama njofton edhe synimin e ri për të futur që në klasat e para  mësimin e teknologjisë për të përgatitur të rinjtë për tregun global.

Nxënësve që janë të pranishëm dua t’u them se duhet të shkojmë shumë përtej infrastrukturës së re dhe prandaj do të angazhohemi që nga viti i ardhshëm. Do të bëjmë ndryshim për laboratorët duke filluar nga ky vit, do të bëjmë një ndryshim për mësimin e informatikës.

Dhe do të fusim më tutje edhe mësimin e teknologjisë që në klasën e parë, sikur kemi futur anglishten. Ama duke i dhënë mundësi fëmijëve të kenë akses drejtpërdrejt në një mësim praktik, jo thjesht teorik, që do të thotë mjete dhe sistem të teknologjisë që të përgatisim shumë më tepër vajza dhe djem për një treg global” tha ai

Të fundit

Studiuesit shpjegojnë sjelljet e frikshme të AI kur përballet me mbylljen

FERNADA CENKO Claude Opus 4, modeli më i avancuar i kompanisë Anthropic, së bashku me disa prej modeleve më të...

DALIN EMRAT: 21 të akuzuarit e tjerë nga SPAK bashkë me Evis Berberin

Prokuroria e Posaçme ka njoftuar këtë të mërkurë datë 4 Qershor, përfundimin e hetimeve dhe dërgimin për gjykim të dosjes për ish-kreun e ARRSH,...

Rekord nga Igli Tare! Shet futbollistin më të mirë të sezonit

Tijjani Reijnders nuk do të jetë më pjesë e Milanit. Mesfushori holandez i është bashkuar Manchester City-t pas dy sezoneve me fanellën kuqezi. Sipas...

Shkrumbohet nga zjarri një shtëpi në Vlorë, dalin detajet e para

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në qytetin e Vlorës dhe është shkrumbuar e gjitha. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se...

Zegjine Çaushi kujton ditën kur nisi ëndrra: 8 vite më parë në një seancë të inskenuar

Tetë vite më parë, një vajzë e re me ëndrra të mëdha u bë pjesë e një grupi të inskenuar të Parlamentit, duke luajtur...

Lajme të tjera

Web TV