Basha mbledh kryesinë dhe ‘spastron’ mbështetësit berishistë! Alibeaj propozon largimin e individëve ‘non grata’ nga strukturat qendrore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ditë para mbajtjes së Kongresit Kombëtar të PD, kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur kryesinë, ndërsa po ‘spastron’ partinë nga mbështetësit e Berishës.

Basha nuk ka vonuar që të emërojë 12 kryetarët e rinj të degëve në PD, pasi u shkarkuan nga kryesia, sepse nuk u angazhuan për Kuvendin e 18 dhjetorit dhe mbështetën kuvendin e thirrur nga Sali Berisha.

Enkelejd Alibeaj ka propozuar që në strukturat qendrore të mos ketë individë  të shpallur ‘non grata’. ‘Kjo është për Sali Berishën’, ka shtuar deputetja Dhurata Çupi e ndërsa ka ngritur pyetjen nëse janë në gjendje që ta përballojnë dot këtë ndaj demokratëve?

Ndërkaq është ngritur edhe Komisioni i Përhershëm Statutor. Anëtarë të Komisionit Statutor janë Enklejd Alibeaj, Ervin Salianji, Kreshnik Çollaku, Jonila Godole, Taulant Zeneli si dhe Jorida Tabaku.

Në një mesazh për anëtarët të publikuar në rrjetet sociale, Basha thotë se këtë të shtunë demokratët ‘zgjedhin të ardhmen’. Basha i fton anëtarët që të marrin pjesë në Kuvend, ndërsa shton se pjesëmarrja e tyre është mesazh i qartë që interesi i demokratëve është mbi interesin personal të cilitdo.

“I dashur anëtar i Kuvendit Kombëtar. Nesër, e shtunë, datë 18 Dhjetor, ora 11:00, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë, mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, me përgjegjësinë historike për të qenë të bashkuar kundër regjimit të Edi Ramës. Pjesëmarrja e secilit prej nesh, është mesazhi i qartë që interesi i demokratëve dhe PD, sakrifica e tyre, është mbi interesin personal të cilitdo. Ne zgjedhim të ardhmen, për PD, për Shqipërinë”, thuhet në mesazhin e Bashës.

Kuvendi Kombëtar i PD vjen vetëm një javë pas atij të Berishës, ku u votua për shkarkimin e Bashës si dhe gjithashtu u ndryshua statuti i PD-së. Nesër në të gjithë degët e PD në rrethe do të mbahet referendumi për shkarkimin e Bashës, vendim i dalë nga Kuvendi i Berishës. Megjithatë Basha ka deklaruar se nuk njeh asnjë vendim të dalë nga ky Kuvend.

Ndërkohë PD është tashmë me dy statute në Gjykatën e Tiranës, njëri i dorëzuar nga Lulzim Basha 3 ditë më parë për regjistrim statutin e ndryshuar në Kuvendin e Partisë Demokratike në 17 korrik, dhe një tjetër dorëzuar nga Grupi i Rithemelimit të PD, për regjistrim statutin e ri të miratuar në Kuvendin e Berishës.

Lexo edhe :  "Lapaj dhe Shabani, t'ju jap një lëpirëse të dyve"

Të dyja palët nuk njohin statutet e njëra-tjetrës, ndërsa ditët në vijim pritet të jenë mjaft vendimtare për fatin e partisë më të madhe opozitare në vend.

Rendi i ditës për Kuvendin Kombëtar të PD
I. Vendimmarrje mbi situatën politike, si dhe marrjen e masave për të mbrojtur interesin e Partisë Demokratike, duke mos lejuar që problemet apo interesat personale të secilit anëtar të dëmtojnë interesat elektorale dhe politike të PD, dhe axhendën e saj politike në përballjen me regjimin e Edi Ramës.
II. Miratimin e Aksionit Politik për të ardhmen e Partisë Demokratike dhe shpalljen e Platformës Qytetare për Demokraci, për rikthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend, si dhe ndërtimin e mekanizimit të bashkëpunimit me të gjitha forcat e shoqërisë në përballjen me regjimin e Edi Ramës, i cili në aleancë me krimin e organizuar dhe korrupsionin ka shkatërruar çdo mjet të funksionimit demokratik të shtetit shqiptar dhe po nxit braktisjen masive të vendit nga qytetarët dhe kryesisht të rinjtë.
III. Miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike për të përgatitur strukturën e partisë për zgjedhjet e ardhshme, sipas objektivit “Partia Demokratike, partia e demokratëve dhe çdo shqiptari të ndershëm – Forca e vetme politike që do të sjellë ndryshimin në Shqipëri”.

Mes disa pikave të draft vendimit për çështjen e organizimit dhe thirrjen e Kuvendit Kombëtar më 18 Dhjetor ka edhe një pikë tjetër me rëndësi, që synon disiplinimin e strukturave. “Çdo veprim apo akt tjetër, në çdo formë apo mënyrë, që bie ndesh me këtë vendim të Kryesisë së Partisë, do të përbënte dëmtim të interesave elektorale dhe politike të Partisë Demokratike.”- thuhet në pikën 3 të vendimit të propozuar nga kryetari i PD.

Të fundit

Kapexhiu zbulon pengun: Nuk duhet ta kisha bërë atë karikaturë për Ramën…

Bujar Kapexhiu, duke folur për pasionin e tij të madh për karikaturën, zhanrin që e ka lëvruar dekadat e...

Aksident tragjik në Palasë-Dhërmi, humb jetën i mituri

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Palasë–Dhërmi. Drejtuesi i një automjeti, 36-vjeçar, i cili ishte në gjendje...

Rënia e mitit “Concorde”, fundi në flakë i legjendës së qiellit

25 korrik 2000 - Fluturimi 4590 Nga Leonard Veizi Ishte kulmi i teknologjisë ajrore. Elegant dhe rrëqethësisht i shpejtë. Quhej “Concorde”. Dhe për mbi 30 vjet...

Dita e sotme me diell, temperaturat deri në 40 gradë celsius

Ditën e sotme (25 korrik), vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak (SHMU), moti parashikohet të...

Ishim mirë kur ishim keq!

Nga Edvin Kulluri Viti 1990 dhe viti 1996 kanë qënë dy vitet më kritike të Shqipërisë që po dilte nga komunizmi apo kur menduam se...

Lajme të tjera

Web TV