Xhensila Myrtezaj i ka qëllimet e qarta: dy goca dhe një çun

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Xhensila Myrtezaj ishte e ftuar së fundmi në “Jo vetëm modë”, ku ka rrëfyer detaje nga jeta e saj personale dhe profesionale. Ajo tha se edhe pse ka disa ditë që qarkullojnë lajme online, në të vërtetë nuk është shtatzënë, por megjithatë çifti e ka në plan ta zgjerojë familjen.

“Falë Zotit, mëmësia më ka ardhur shumë shpejt dhe kështu që kam gjithë kohën e duhur për të pasur një fëmijë të dytë dhe pse jo një të tretë. Plani është aq, trinia. Trinia me dy goca dhe një çun”, thotë këngëtarja.

Xhensila ka treguar se është paragjykuar shumë në momentin kur është mësuar se do të bëhej nënë.

“Unë isha në pikën më të fortë të karrierës, gjë që për mua nuk u bë fare pengesë. Në momentin që kam lindur Ajkën, kam qenë me objektiva të qarta. Kur kam qenë shtatzënë kam punuar deri në muajin e 7-të me koncerte. Në muajin e 7-të kam xhiruar klipin “Çika-Çika” që pati një jehonë të madhe dhe m’u desh që të bëja dhe koncerte në atë kohë”, vazhdoi më tej.

Mesa duket Xhensila dhe Besi i kanë qëllimet e qarta, por për realizimin e tyre ende nuk ka një kohë të përcaktuar.

Të fundit

Paralajmërimi i Donald Trump: Filmat jo-amerikanë do të përballen me tarifa 100%

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thotë se do t’i godasë filmat e prodhuar në vende të huaja me tarifa...

PD e zhgënjyer me votimin nga diaspora, i fton të votojnë në Atdhe

Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga 11 maji, Partia Demokratike shpërndan një mesazh urgjent për mobilizimin e emigrantëve që nuk janë regjistruar për...

Horoskopi i ditës së hënë, 5 maj 2025

Demi Stabilitet dhe ëmbëlsi nga yjet E hëna hapet me një Hënë të favorshme që ju dhuron qetësi dhe qëndrueshmëri. Në dashuri, çiftet gjejnë sërish mirëkuptimin...

Mandati i katërt, çfarë do të ndodhë me Reformën në Drejtësi? Ja si përgjigjet Rama

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të diel i ftuar në “Review” në Eruonews Albania ku ka folur ndër të tjerat edhe për reformën në...

Lajme të tjera

Web TV