Bardhi: Në Kuvendin e Berishës ishin ulur si delegatë kandidatët e Topallit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi teksa është pyetur në lidhje me shifrat e demokratëve që morën pjesë në referendumin e thirrur nga Sali Berisha për shkarkimin e Lulzim Bashës, tha se listat nuk kishin dalë nga selia blu. Në një konferencë për mediat, Bardhi tha se statuti e thotë qartë se anëtar i PD-së është ai që ka frekuentuar mbledhjet në 6 muajt e fundit. Mes të tjerash ai solli një rast se një kryetar i degës së LSI në Divjakë ka votuar me një kartë të PD të vitit 92, për referendumin që u mbajt paralelisht me Kuvendin e PD-së të thirrur nga Basha.

Në këtë linjë Bardhi tha se në Kuvendin e Sali Berishës të mbajtur më 11 dhjetor ishin ulur si delegatë kandidatët e Jozefina Topallit.

“Për të ashtuquajturin referendum nuk ka asnjë te dhene kush ka votuar dhe si ka votuar. Mund t’ju them se ka votuar një kryetar i LSI ne Qarkun e Fierit. Ne 92-shin ka qene anëtar, ne kete kohe ka ndërruar disa parti, por ka shkuar te votoje me karten e 92-shit, megjithëse eshte kryetar i LSI per Divjaken. Partia ka rregulla te qarta ne statut kush quhet anetar. Ne dijeni tuaj, kane votuar edhe drejtore te emeruar nga emeruar nga Edi Rama, qe kane hequr demokrate nga puna. Ne 18 dhjetor ka patur vetem 1 aktivitet politik te PD, Kuvendi Kombetar. Te tjerat jane aktivitete private, qe bejne listat e tyre, sipas deshires se tyre. Në Kuvendin e Sali Berishës të mbajtur më 11 dhjetor ishin ulur si delegatë kandidatët e Jozefina Topallit.

Si i vërtetuat ju? Si e shpjegoni ju se kryetarja e Bashkisë Shkodër shkon deh nuk e gjen emrin në listë dhe nënkryetarja e degës së Shkodër, dhe del para kamerave dhe bën përgjegjës të Lulzim Bashës. Ata s’janë lista të anëtarëve të PD, se ndaj s’kanë lidhje. Se di askush. Statuti i PD ka rregulla të qarta mbi anëtarët që kanë të drejtë vote. Nëse ke teser të marrë në vitin 2000 por ndërkohë nga 2005 ke qen drejtor i PS dhe merr pjesë në mbledhjet e PS dhe s’voton më për PD, e humb të drejtën e votës në PD, Ka rregulla. Do të duhet të marrësh pjesë në mbledhjen, të paktën për 6 muajt e fundit. nëse s’merr pjesë, ske të drejtë vote. Kështu thotë statuti. S’ke të drejtë vote nëse nuk ke qenë pjesë e mbledhjeve. Ndaj ka institucione partia që këto lloj rekordesh regjistrohen. Ne çdo vit kemi proces verifikimi të partisë. Mund të jenë anëtar të LSI. Kanë qenë drejtor që kanë hedhur nga puna demokratet. Asnjë e dhënë e disponuar nga PD nuk i është vënë në dispozicion askujt. Nëse kanë pasur lista për shkak të funksioneve para 10 viteve në PD, dhe i nxjerrin në referendum, them se Statuti ka rregulla. Do më thoni ju se; kush po pyet për statut? Një grupim i vogël brenda PD e ka flakur tutje statutin dhe thotë; rregulli jam unë dhe e vendos unë!”, tha Bardhi.

Të fundit

Zjarrvënësi i Demokracisë, tradhtia që dogji të djathtën

Naim Meta Zjarrvënësi i demokracisë në Shqipëri ka një emër të vetëm, Sali Berisha, quhet. Sepse demokracinë e mban gjallë...

Ukraina prezanton raketën “Flamingo”, godet objektivat në distancë të largët

Ukraina ka hyrë në një fazë të re të zhvillimit ushtarak me nisjen e prodhimit serial të raketës së re me rreze të gjatë...

Uji i oksigjenuar dhe zbardhja e dhëmbëve: Çfarë thonë ekspertët?

Dhëmbë më të bardhë në shtëpi, pa rreziqe Peroksidi i hidrogjenit, i njohur zakonisht si ujë i oksigjenuar, është një agjent natyral me veti dezinfektuese...

“The Sun”: Turistët britanikë i drejtohen Rivierës Shqiptare

Riviera Shqiptare në jug të Shqipërisë ka plazhet më të bukura, shkruan Kara Godfrey në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “The...

Ishte i pranishëm në Shtëpinë e Bardhë, presidenti finlandez: Putini s’është i besueshëm

Presidenti finlandez Alexander Stubb, i pranishëm me udhëheqës të tjerë evropianë në takimin e Shtëpisë së Bardhë, nuk i beson shumë Vladimir Putinit. Ai ka...

Lajme të tjera

Web TV