Surpriza e madhe/ Ja kush pritet të hyjë në Big Brother më 1 janar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E dimë tashmë se në janar “Big Brother VIP Albania” do të jetë ‘live’ në ekranet tona për një mbrëmje spektakolare plot me surpriza per publikun që e ndjek nga jashtë, por edhe për banorët e shtëpisë.

Edhe pse jemi mësuar ta shohim çdo të martë dhe të enjte, produksioni ka vendosur që ditën e parë të vitit të ri ta nisim pikërisht me “Big Brother”.

Nga burimet për “Revista Ora” thuhet se në shtëpinë më të famshme të momentit, në 1 janar do të hyje një personazh i ri, i cili do të jetë surprizë për banorët dhe publikun.

Ky personazh i ri është ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana.

Lorik Cana do të jetë i ftuari special i kësaj nate, megjithatë nuk dihet për sa kohë do të qëndrojë, nëse do të jetë i ftuar apo do të qëndrojë deri në fund të “BBV” si banorët e tjerë të shtëpisë.

Kujtojmë se Loriku ka pasur lidhje të ngushta me një nga ish-konkurrentët e këtij sezoni, kushëririn e tij Granit Canën, i cili e la shtëpinë pak kohë më parë pasi doli më pak i preferuari për publikun nga të nominuarit e asaj nate.

Gjithçka që dihet deri tani për spektaklin e asaj mbrëmjeje është se banorët kanë nisur përgatitjet për sketche, numra baleti nën drejtimin e Ilirit dhe intervista të ndryshme.

Të fundit

Pas një rrugëtimi të vështirë, Parashqevi Simaku bëhet me shtëpi të re

“Përshëndetje nga shtëpia e re e Parashqevi Simakut dhe Ina Simaku, që ka ardhur sot nga Franca….”, nis kështu...

Qarku me shifrat më të larta, prefektja e Shkodrës sfidë kultivuesve të kanabisit

Shkodra vazhdon që të jetë ndër qarqet me numrin më të lartë të rasteve të kultivimit të kanabisit. Për këtë arsye prefektja e qarkut të...

Mega operacioni kundër mafies/ Policia italiane arreston 130 persona në Siçili

Autoritetet italiane kanë ndërmarrë një operacion të madh kundër mafies siciliane këtë të martë. Rreth 130 persona ranë në pranga në atë të cilën...

Rama shkon në eventin e Tiranës/ Kryeministri mbërrin në Pallatin e Brigadave

Në eventin e 105 vjetorit të shpalljes së Tiranës kryeqytet, ka mbërritur kryeministri Rama në Pallatin e Brigadave. Ditën e sotme, kryeministri mbajti dy...

Pa treg dhe pa çmim, prodhimi i mbarë bujqësor që derdhet në kanale

Fermerë që nuk i gëzohen dot prodhimit të mbarë. Produkte bujqësore që jo vetëm nuk shiten, por në mënyrë dëshpëruese derdhen buzë kanaleve dhe...

Lajme të tjera

Web TV