Rama reagon për vizitën e Vuçiç në Tiranë: Ballkani i Hapur është e ardhmja e fëmjëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Rama ka bërë reagimin e parë pas përfundimit të protestës së ish-kryeministrit Berisha dhe atakimit ndaj Open Balkan dhe ardhjes së presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Tiranë.

Rama i është përgjigjur një komentuesi në facebook, lidhur me praninë e flamujve të Serbisë, në kuadër të vizitës së Presidentit Vucic, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

E vërteta është se ditën që unë vizitova Beogradin, kryeqyteti i Serbisë ishte i mbushur me flamuj shqiptarë dhe huliganët që e dogjën një flamur u arrestuan nga policia; e vërteta është se në Beograd unë flas shqip dhe mbroj interesat e të gjithë shqiptarëve dhe të Shqipërisë natyrisht;

E vërteta është se në Beograd unë kam kërkuar shqip njohjen e Kosovës nga Serbia, mu në Pallatin Presidencial të Serbisë dhe atëherë ju më bëtë hero, por nuk isha hero atëherë e nuk jam tradhëtar tani, thjesht isha e jam kryeministri i Shqipërisë; e vërteta është se Ballkani i Hapur është jo vetëm e ardhmja e fëmijëve të krejt rajonit, po edhe interes strategjik i Shqipërisë e i krejt kombit shqiptar; 

E vërteta është se e vërteta vonon po nuk harron dhe nesër edhe ti do mendosh si unë sot, ndërsa turpin do ta mbajnë ata që e kanë, jo unë e qeveria ime, që kemi mbështetjen e shqiptarëve për të punuar, zhvilluar e për të duruar edhe baltën e lopatave të vjetra të politikës shqiptare” -shkruan Rama.

Të fundit

Arrestimi i Veliajt/ Reagon Xhafaj, ja çfarë deklaroi për drejtësinë e re

Kryetari i Komsisonit të Posaçëm Anti-korrupsion, deputeti socialist, Fatmir Xhafa, ka reaguar për herë të parë në lidhje me...

Çelja e negociatave me BE, Meta komenton nga qelia: Krenaria e tallavasë së integrimit!

Në një postim të fundit në Facebook, Ilir Meta, presidenti i Partisë së Lirisë, kritikoi ashpër deklaratat e Kryeministrit Edi Rama në lidhje me...

Luiz Ejlli surprizon Kiarën me dhuratën magjike për Shën Valentin

Nuk është rastësi që çifti i famshëm, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, po kapin vëmendjen e publikut shqiptar këtë Shën Valentin. Përmes një postimi...

Bashkia ndihmë prej 300 mijë lekësh për familjen e vajzës që i dha fund jetës

Pas ngjarjes tragjike në Gjirokastër, ku një 17-vjeçare i dha fund jetës pasi dyshohet se bullizohej për shkak se ishte e varfër, Bashkia e...

“Më ka zhgënjyer”/ Zebervoki me deklaratë të fortë per Eglin, ja çfarë zbulon

Dy banorët e Big Brother VIP Albania, Gjesti dhe Egli, janë në qendër të vëmendjes ditët e fundit. Dyshja kishin krijuar një raport të...

Lajme të tjera

Web TV