Djegia e flamurit serb në Tiranë/ Vuçiç: E papranueshme përdhosja e simboleve! Sot në Tiranë do të firmosim për…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, i cili ndodhet në Tiranë, në ditën e ditë të takimit në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”, ka folur për RTS mbi protestën e zhvilluar mbrëmjen e kaluar nga ish-kryeministri Sali Berisha, ku u dogj edhe flamuri serb.

Duke folur për median serbe, Presidenti Vuçiç e cilësoi të papranueshme djegien e flamurit, ndërsa theksoi se paktet që do të nënshkruhen në Tiranë janë bërthama e diçkaje që do të bëjë që kjo pjesë e Evropës të jetë në thelb pa kufij.

“E di që shumica e njerëzve janë të interesuar për atë që do të them për djegien e flamujve dhe se kjo mund të jetë e vetmja gjë që do t’i bëjë ata të ndihen emocionalë. Por kur shikohet në mënyrë racionale, duhet të shikojmë nga e ardhmja dhe të kuptojmë se kur zemërohen, kur u djegim flamujt, dhe kjo ishte para ardhjes së Edi Ramës në Serbi. Kjo ndodhi këtu mbrëmë dhe nuk do të hyj në arsyet e tyre të brendshme partiake. Por sigurisht që është e papranueshme përdhosja e simboleve dhe mendoj se Shqipëria reagoi me shpejtësi, seriozitet dhe përgjegjësi dhe vetë kryeministri Rama”, është shprehur Vuçiç.

Më tej, Kreu i Shtetit Serb e ka cilësuar “Ballkanin e Hapur” një ide të shkëlqyer, që do të forcohet. “Sot ne po nënshkruajmë një marrëveshje për lejet e punës”. Ai thekson se Ballkani me nismën e re do të jetë më tërheqës për investitorët, sepse nëse i mungojnë punëtorët në Kumanovë, ai do të mund të llogarisë në çdo vend në Serbi ku mund të marrë punëtorë. “Njerëzit do të lëvizin shumë më tepër, do të kenë mundësi për biznes dhe bashkëpunim”, ka thënë Presidenti serb.

Të fundit

500 euro në këmbim të votës për PD-në e Berishës/ Ironia e Ramës: Këneta ka para!

Në bashkëbisedimin me komentuesit në rrjetet sociale, kryesocialisti Edi Rama komentoi edhe rastin e zbuluar në Lushnje, ku një 38-vjeçar u...

Politikat identitare të kritikëve të Islamit, janë thellësisht shkatërruese

Dënimi i tyre si 'sektarë' vetëm sa shton zhurmën se ata nuk kanë vend në perëndim. Kenan Malik Apoll sugjeron që shumica e muslimanëve britanikë identifikohen...

Rama tallet me Berishën/ Më shumë nxorri Big Brother kandidat në lista sesa Primaret!

Kryeministri Edi Rama tha se historia e kënetës ka marrë fund dhe nuk mund të vijë kurrë në pushtet. “Në asnjë ekran nuk e nxjerr dot kënetën...

Rama me ndjekësit/ Mos ma qani hallin mua, e kaloj oqeanin sa herë të dua!

Kryesocialisiti Edi Rama në bashkëbisedim me ndjekësit në rrjetet sociale u shpreh se e kalon oqeanin sa herë të dojë, si për të zhvilluar takime me...

Vota e Diasporës/ Nis keq, një emigrant, dy fletë votimi

Procesi për votën e emigrantëve për zgjedhjet Parlamentare po has anomalitë e para. PD paralajmëron rrezikun e votimit të dyfishtë për Qarkun e Beratit...

Lajme të tjera

Web TV