S’ka mëshirë për Sergio Ramos, duhet të kërkojë falje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditët e fundit kemi parë të luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme të futbollit spanjoll, në të cilën një vend të rëndësishëm kanë zënë ulërimat ndaj Sergio Ramos.

Fansat e Osasuna kënduan me britma ndaj kapitenit të Real Madrid, pasi ai shënoi barazimin në El Sadar.

Edhe pas fitimit të Kupës së Botës dhe dy Kampionateve Evropiane Ramos mundi të marrë një pushim. Mbase Ramos duhet të kërkojë falje për këtë, ose për bërjen e më shumë se 600 paraqitjeve dhe shënimin e 90 golave, si mbrojtës, për Real Madrid. Ose mbase për shkak se ka luajtur 168 herë për vendin e tij dhe ka shënuar 21 gola. Ose për faktin se ka qenë kapiteni i një skuadre legjendare që fitoi tre Ligë të Kampionëve me radhë, diçka që nuk kishte ndodhur në Evropë që nga fundi i vitit 1970.

Ndoshta ai duhet të kërkonte falje për fitimin e 24 titujve, sepse ishte nominuar gjashtë herë për Ballon d ‘Ose, për të qenë në UEFA Best XI 8 herë, te më të mirë në Champions League plot 11 herë, dhe 10 herë në FIFA FIFPro World XI. Ato janë, me sa duket, krime të pariparueshme raporton “Marca”.

Ndoshta Ramos duhet të kërkojë falje për plagosjen e Mohamed Salah në Kiev, për veshjet që ai vesh në fushë, për çmimet që fiton kali i tij, Yukatan, për shkak se është shok i Pablo Motos, për dokumentarin Amazon , ose për martesën me Pilar Rubio.

Ramos mund të duhet të kërkojë falje për shumë gjëra, por do të ketë diçka që Spanja nuk do ta falë kurrë për golin në Estadio da Luz në minutën e 93-të e cila ndryshoi historinë e futbollit. Sergio, ju duhet të kërkoni falje./Fjala.al/Përshtatin në shqip: Katerina Tafa/

Të fundit

Shakohoxha: Në ndeshjen në 2014, serbët ishin përgatitur për luftë

Shqipëria dhe Serbia do të organizojnë së bashku Kampionatin Europian U21 të vitit 2027. UEFA e miratoi kandidaturën e...

Rritja e çmimit të apartamenteve me 15%, gazetarja rendit faktorët

Vitet e fundit çmimet e pasurive të paluajtshme kanë pësuar një rritje të ndjeshme në vendin tonë. Tendencë kjo që duket se do të...

Ja ku është dhënë çmimi më i lartë i fituar ndonjëherë në formatin Big Brother në botë

Çmimi më i lartë i fituar ndonjëherë në një edicion të Big Brother është 1 milion dollarë amerikanë. Ky çmim është dhënë në disa edicione...

Tërmeti i fortë ‘shkund’ këtë vend, ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 4.2 ballë të shkallës Rihter goditi Rumaninë këtë të martë sipas Institutit Evropian Sizmologjik Mesdhetar (EMSC). Qyteti më i afërt më...

5 mënyra se si trupi juaj mund t’ju thotë se keni kancer të zorrës së trashë!

Zorra e trashë luan një rol vendimtar në tretje dhe shëndetin e përgjithshëm , por problemet mund të zhvillohen në heshtje përpara se të...

Lajme të tjera

Web TV