Paralajmërimi i frikshëm i Bujar Nishanit: Nëse më 5 janar Basha nuk largohet nga zyra, nuk parashikoj se ç’mund të ndodhë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-presidenti i Republikës Bujar Nishani dhe anëtar i Komisionit Nismëtar të Rithemelimit të PD deklaron se nuk parashikon se ç’mund të ndodhë nëse më 5 janar Lulzim Basha nuk largohet nga zyra e kryetarit të PD gjë që nënkupton që situata mund të shkojë deri në përplasje fizike.

I ftuar në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku në RTSH 24 Nishani shton se duhet të merren masa që sipas tij nënkupton largimi i Bashës në të kundërt nuk mund të parashikohet se ç’mund të ndodhë. Nishani hodhi poshtë faktin e dhënë nga PD se Fation Dauti personi që shqeu derën e PD është i akuzuar për trafiqe dhe ka rekorde kriminale. Ndërkohë Nishani bëri dhe një deklaratë sipas të cilës gjysma e delegatëve të PD në Kuvendin e 18 dhjetorit nuk ekzistojnë fare si persona dhe kjo përbën një skandal më vete. Më poshtë një pjesë e zbardhur e deklaratave të Nishanit bërë në emisionin “Dekalog” të gazetarit Roland Qafoku.

Zoti Nishani, çfarë do ndodhë nëse më 5 janar zoti Basha nuk largohet nga zyra siç e keni njoftuar me një shkresë?

Ne presim që deri më datën 5 situata të zgjidhet brenda sistemit. Nëse nuk zgjidhet, pra nëse Basha nuk largohet nga zyra më 5 janar absolutisht është e paparashikueshme se çfarë mund të ndodhë. Unë e kam të vështirë të theme se çfarë mund të ndodhë.

Zoti Nishani, çfarë domethënë kjo? Po na frikësoni.

Jo. Jashtë sistemit unë nuk parashikoj se çfarë ndodh. Unë parashikoj se çmund të ndodhë brenda sistemit. Ata të cilët po e çojnë çështjen jashtë sistemit, ata po e çojnë situatën drejt paparashikueshmërisë.

Zoti Nishani, ju e keni fjalën se situatë mund të shkojë në një konflikt fizik?

Nuk e di.

Fjala që ju nuk e parashikoni dot, do të thotë që merrni masa se ..

Lexo edhe :  Papa Leoni XIV: Dialogu të zëvendësojë dhunën e armëve

Po.

Përse ultimatumin ndaj Bashës e bëtë pikërisht për më 5 janar dhe jo më parë ose më vonë? Me këtë keni menduar të hajë gjelin e detit dhe më pas të lërë detyrën?

Sepse menduam që impenjimi i shqiptarëve këto ditë është për festat. Dhe zgjidhja e situatës të jetë pas festive.

Nëse reagimet e ndërkombëtarëve do jenë kundër këtij qëndrimi dhe kundër përplasjes fizike, si do veproni?

I vendosin shqiptarët fatet e tyre. Asnjë ndërkombëtar nuk vendos për fatet e shqiptarëve. Nëse ndonjë ndërkombëtar do refuzojë gjysmë e popullsisë së Shqipërisë, është zgjedhja e tyre. Unë nuk mendoj se ka ndërkombëtar që refuzon gjysmën e popullatës.

Zoti president, a është normale për një format si juaji që keni krijuar si një politikan serioz dhe i matur që një mbështetësi juaj të shqyejë derën e sallës së mbledhjeve në selinë e PD, ndërkohë ky person akuzohet si personazh me rekorde kriminale?

Ju them që është një turp ajo që kryetari Basha ka thënë në adresë të Fation Dautit. Nuk është fare e vërtetë që ai ka rekorde kriminale. As nuk kërkohet nga policia britanike dhe nuk është marrë me veprimtari trafiqesh droge. Basha ka bërë një gabim të madh në adresë të tij. Faktri është që një kushëri i tij është i skeduar, por jo Fatjoni. Ky përdorim është i turpshëm.

Por ama Basha ka mbledhur institucionet legjitime të PD, Kuvendin, Këshillin Kombëtar dhe kryesinë.

Po e them për herë të parë, ne i kemi skanuar të gjithë ata që u janë lexuar emrat si pjesmarrës në kuvendin e datës 18. Na rezulton që gjysma e tyre nuk ekzistojnë fare si persona. Kjo është skandaloze. Në ditët në vijim do japim edhe të dhëna të tjera.

 

Të fundit

Rama mbledh kryebashkiakët në Durrës, fokus në problematikat e sezonit turistik

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me kryetarët e bashkive të vendit në qytetin e Durrësit,...

Udhëtimi që tronditi botën, anija Exodus niset nga Franca drejt Palestinës britanike

11 korrik 1947 Më 11 korrik 1947, anija Exodus 1947 u nis nga porti i Sète, në jug të Francës, duke mbartur mbi 4,500 refugjatë...

Plazhi i Darëzezës “pastrohet” nga zaptuesit/ Policia sekuestron 90 çadra e shezlongë

Policia e Fierit në bashkëpunim me ata Bashkiakë dhe të Seksionit të Krimit Ekonomik ka vijuar aksionin për lirimin e hapësirave publike. Në plazhin e...

“Nga 1 gushti, tarifa doganore për Kanadanë”/ Trump i dërgon sot një letër BE-së

Donald Trump ka njoftuar se nga data 1 gusht administrata amerikane do të vendosë tarifa tregtare prej 35% për produktet nga Kanadaja. Në një mesazh...

Temperatura deri në 34 gradë Celcius, si parashikohet moti për sot

Vendi ynë edhe këtë të premtë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët në të gjithë...

Lajme të tjera

Web TV