Udhëtimi drejt Kanadasë/ Ministria e Jashtme njofton rregullat e reja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministria e për Evropën dhe Punët e Jashtme kanë njoftuar rregullat e reja për të udhëtuar drejt Kanadasë. Në njoftimin e tyre thuhet se duke nisur nga 21 dhjetori, për të gjithë udhëtarët jashtë Kanadasë për më pak se 72 orë duhet të kenë një test negativ PCR në kthim, i cili nuk duhet të jetë marrë në Kanada.
“?Udhëtarët e pavaksinuar që rikthehen në Kanada duhet të karantinohen për 14 ditë.

?Në mbërritje në Kanada, udhëtarët mund të njoftohen nga oficerët e shërbimeve kufitare mbi përzgjedhjen rastësore të tyre për një test të detyrueshëm të mbërritjes.

✅Të vaksinuar plotësisht konsiderohen udhëtarët, të cilët të paktën 14 ditë para hyrjes në Kanada kanë marrë të paktën 2 doza të vaksinave ose kombinim të vaksinave të pranuara nga qeveria kanadeze, ose të paktën një dozë të vaksinës Janssen/Johnson & Johnson”, thuhet më tej në njoftim.
Po ashtu thuhet se janë hequr masat e jashtëzakonshme për udhëtarët që kthehen nga Botsvana, Egjipti, Esëatini, Lesoto, Malaëi, Mozambiku, Namibia, Nigeria, Afrika e Jugut dhe Zimbabve.

Njoftimi i MPJ:
‼️Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton rregullat e reja për të udhëtuar drejt Kanadasë ??.

 

 

?️Nga data 21 dhjetor 2021, të gjithë udhëtarët që kanë udhëtuar jashtë Kanadasë për më pak se 72 orë duhet të kenë një test negativ PCR në kthim, i cili nuk duhet të jetë marrë në Kanada.

? Gjithashtu janë hequr masat e jashtëzakonshme për udhëtarët që kthehen nga Botsvana, Egjipti, Esëatini, Lesoto, Malaëi, Mozambiku, Namibia, Nigeria, Afrika e Jugut dhe Zimbabve.

? Të gjithë udhëtarët, para udhëtimit drejt Kanadasë duhet të shkarkojnë aplikacionin ArriveCan dhe të ngarkojnë në këtë aplikacion të gjithë informacionin e kërkuar, përfshirë statusin e vaksinimit dhe të testit PCR.

Lexo edhe :  Fitoi mandatin e deputetit/ Erald Kapri: Vota e Diasporës cenoi fshehtësinë e votës

?Udhëtarët e pavaksinuar që rikthehen në Kanada duhet të karantinohen për 14 ditë.

?Në mbërritje në Kanada, udhëtarët mund të njoftohen nga oficerët e shërbimeve kufitare mbi përzgjedhjen rastësore të tyre për një test të detyrueshëm të mbërritjes.

✅Të vaksinuar plotësisht konsiderohen udhëtarët, të cilët të paktën 14 ditë para hyrjes në Kanada kanë marrë të paktën 2 doza të vaksinave ose kombinim të vaksinave të pranuara nga qeveria kanadeze, ose të paktën një dozë të vaksinës Janssen/Johnson & Johnson.

?Vaksina të pranuara nga qeveria kanadeze janë:
AstraZeneca/COVISHIELD(ChAdOx1-S,Vaxzevria, AZD1222); Bharat Biotech(Covaxin, BBV152 A, B, C); Janssen/Johnson & Johnson; Moderna (mRNA-1273); Pfizer-BioNTech (Comirnaty, tozinameran, BNT162b2); Sinopharm BIBP (BBIBP-CorV); Sinovac(CoronaVac, PiCoVacc);

Të fundit

Ndihmat për Gazën, Emiratet e Bashkuara Arabe arrijnë akordin me Izraelin

Emiratet e Bashkuara Arabe kanë konfirmuar se kanë arritur një marrëveshje me Izraelin për të lejuar dërgimin e ndihmës...

Shqipëria shpallet destinacioni më i mirë europian për 2025 nga “Travel and Tour World”

Shqipëria ka tërhequr vëmendjen e vizitorëve globalë duke ofruar një ndërthurje të jashtëzakonshme të peizazheve natyrore marramendëse, trashëgimisë së pasur kulturore dhe përballueshmërisë së...

Policia greke mësyn në Burgun e Koridhalos, kontrolle në qelitë e disa shqiptarëve

Policia greke ka mësyrë në Burgun e Koridhalos, ku ka ushtruar kontrolle në qelitë e disa të dënuarve shqiptarë. Korrespodenti i Top Channel, Artur Bibe,...

Shtyhet gjyqi për “Sterilizimin”, Rjepaj: Projekti është devijim nga ai i vërteti

Është shtyrë për më 28 maj seanca gjyqësore për çështjen e sterilizimit, për shkak të largimit për arsye familjare të avokatit të të pandehurit...

Raporti i OBSH: Popullsia po plaket, duhen urgjentisht politika sociale

Popullsia globale po plaket. Sipas Raportit mbi shëndetin e popullsisë Globale të hartuar nga OBSH, në vitin 2020, për herë të parë numri i...

Lajme të tjera

Web TV