Sergej Esenini, gjeniu i poezisë që vargjet e fundit i shkroi me gjakun e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetëvrasja enigmatike e 30 vjeçarit, në 28 dhjetorin e vitit 1925

Nga Leonard Veizi

Në çastet e mbarmë të jetës poezinë e fundit do ta shkruante me gjak. Në dhomë nuk kishte më bojë. Por ai duhet ta shkruante atë poezi. Sepse pikërisht ajo do të ishte dhe testamenti i tij. Ndaj preu damarët dhe penën e ngjeu mbi rrëkenë që rridhte pa pushim.

 

Miku im i shtrenjtë, lamtumirë!

Ty këtu në shpirt të kam, ta dish!

Fati po na ndan sot pa dëshirë,

Po diku do shihemi sërish!

 

Lamtumirë mik, pa fjalë e lot!

Vetullat t’i ngrysesh, s’ke përse.

Vdekja s’është gjë e re në botë.

As të rrosh nuk është gjë e re.

 

Më pas, në një gjendje krejt haluçinative lidhi skajin e një litari tek tubat e ngrohjes në tavanin e dhomës, ndërsa fundin e tij do të shtrëngonte rreth grykës. Të nesërmen do të gjendej pa jetë aty në mesin e dhomës së një hoteli me emrin “Angleterre” në Leningradin e dikurshëm. Mbi skrivaninë kishin mbetur të shkruara mbi letër tetë vargjet e frymës së të fundit, ku ai ishte po aq madhështor në lirizmin e tij. Ishte 28 dhjetori i vitit 1925. Vetëm 87 ditë më parë kishte mbushur të tridhjetat e tij. Për lirikun e madh rus nga ai çast do të niste jeta e përtejshme. Pa lodhje demoralizuese dhe për më tepër pa depresione

 

Dhe asgjë nuk do më turbullojë,

S’do më dridhet shpirti për asgjë!

Kush ka dashur, s‘mund të dashurojë!

Kush është djegur, s‘mund të digjet më!

 

Ai ishte një poet i rrallë. Një gjeni i poezisë që shkëlqeu si një meteor në rënie të lirë me vargjet e tij. Lirik i pakrahasueshëm. Por ishte shumë i ri kur e la këtë botë, çuditërisht i lodhur e i dërmuar nga gjithçka kishte jetuar. Madje i lodhur dhe nga vetë poezia. Asaj të cilës i qe kushtuar aq shumë dhe që e ktheu në një mit.

Lexo edhe :  “Para lindjes së diellit”, nata që ndau botën e ndjenjave njerëzore

 

Eh moj forcë që venitesh

Do të vdes kjo s’ka dyshim

Vetëm dua t’i puth mikes

Buzët gjer në fundin tim

 

Treni që mbante trupin e tij shpejtonte mes borës dhe të ngricës për në Moskë. Ndërsa pikërisht aty, në varrezat Vagankovskoje, do të ishte ndalesa e tij e fundit, dhe streha e tij e fundit gjithashtu. Mbi varr lartohet një skulpture e bardhe mermeri. Ndërsa përreth lulet natyrale nuk i mungojnë kurrë.

 

Ne tani po ikim pak nga pak që këtej

Drejt vendit ku ka qetësi dhe gëzim.

Mbase, shpejt edhe unë do duhet të ngre

Plaçkat e mia mortore për në udhëtim.

 

Ishte një gjeni arti e tij të të shkruarit. Dhe rrallë mund të vijnë poetë si ai. Jetoi pak por ndoshta mjaftueshëm për të dhënë gjithçka të mundshme. E mjaft të themi se ai la në trashëgiminë e tij një nga perlat e poezisë botërore kushtuar nënës dhe gjithçka do të ishte e mjaftueshme.

 

Gjallë je, ti moj nënoçka ime?

Gjallë jam edhe unë… të përshëndes

Paqja e mbuloftë këtë mbrëmje

Izbën tënde deri në mëngjes.

 

Mora vesh se ti je merakosur

Atje larg për mua përsëri

Se ti shpesh del rrugës e brengosur

Mbështjelle me të vjetrin shall të zi.

 

Ashtu si çdo vetëvrasje edhe ajo e Sergei Eseninit pati jehonën e një konspiracioni. Megjithatë askush nuk dëshmoi se poetin e magjishëm e kishin vrarë dhe aspak nuk ishte vetëvrarë. Ndërkohë që shtypi i kohës do të shkruante se vetëvrasja e Eseninit shkaktoi një epidemi vetëvrasjesh nga fansat e tij, kryesisht femra. Vargjet e lirikut të madh rus vazhdojnë të lexohet ende nga miliona njerëz në tërë boten. Vdekja e tij e parakohshme, antipatia që kishte ndaj tij e ashtuquajtura elitë, adhurimi nga njerëzit e zakonshëm dhe sidomos sjellja e tij sensacionale deri tej limiteve, e kthyen popullaritetin e tij artistik dhe vetë Eseninin në një figurë mitike.

Të fundit

Ja cila është ora kur njerëzit gënjejnë më shumë

Të gjithëve na ka ndodhur: mbërrijmë në zyrë në orën 9 të mëngjesit, gati për të filluar ditën me...

Gabimet gjatë karikimit po ju shkatërrojnë baterinë e celularit, si t’i shmangni

Kohët moderne na kanë sjellë disa probleme që ndoshta as vetë nuk i mendonim. Për shembull, bateria e celularëve. Do thoni ju çfarë problemi...

Krijohet ”Super Diamanti”/ Shkencëtarët: Është 40 % më i fortë se ai natyral

Një grup shkencëtarësh nga dy universitete në Kinë kanë krijuar në laborator një 'super diamant' ultra të fortë dhe me cilësi të lartë, që...

Disa ushtrimet të trurit që ju bëjnë më të zgjuar

Truri duhet të mbahet gjithmonë në punë që të funksionojë në mënyrë të përkryer. Vetëm disa ushtrime janë të mjaftueshme për të marrë një...

Çfarë po ndodh në PD? Demokratët “braktisin” primaret

Një tjetër demokrat lë garën e Primarëve për kandidatët për deputetë, që do të nisë më 1 mars. Pas Helidon Bushatit, edhe anëtari i...

Lajme të tjera

Web TV