Rama: Sa më shumë demokratë me mend në kokë të lindni, aq më mirë do të jetë për Laçin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat gjatë ceremonisë së shpërndarjes së apartamenteve të reja në Laç për familjet e prekura nga tërmeti i 2019-ës.

Ai tha se më i fituari nga ky proces doli një prej drejtuesve të kantierëve të ndërtimit turk, Serveti, i cili kishte gjetur në Laç edhe nuse për djalin.

Kreu i qeverisë shqiptare uroi laçianët që të lindin sa më shumë demokratë me mend në kokë.

“Në prag të këtij viti të ri, familjet që kanë dy vjet që presin, por nuk kanë pritur në rrugë, asnjë s’ka pritur në çadra. pasi ju kemi dhënë bonusin e qirasë. Sot të shohin dhe të shihni se jeni më të fortë. Keni një pronë tuajën, që kushton shumë më tepër se ajo që kishit. Sot në rast të tillë, kjo pronë vlen më tepër se ajo që humbët. Eshtë e gjitha e juaja. Përveç sigurisë që duhet të garantoni për bravën. Maksimumi që mund t’ju bëjnë ata që ngrenë dy gishtat këtu, është se mund t’ju ndryshojnë ngjyrën e bravës. Secili nga ju do të marrë atë që ju takon. Do jetë me short. në fillim më shihnit nga lart e thoshit se vija për show. Në fakt ato voto duhet të na i kishit dhënë, për veten tuaj, se unë në rregull jam. Kur të ikni në shtëpi, doni s’doni ju, do më kujtoni. Edhe do më shani, do thoni këtë shtëpi na e bëri, por është burë i poshtër. S’ka problem. Dua të shtoj këtu dhe një gjë tjetër. S’mbaron puna që do të bëjmë për Laçin. Sot është me mundur se kohë më parë, është se Laçi ka një mundësi dhe potencial të madh që të jetojë me turizëm.

Lexo edhe :  Marinsat amerikanë dhe Flota Detare stërviten në Durrës, Rama publikon pamjet

 

 

Shikoni atë bashki, lali Eri as në ëndërr nuk e sheh dot. Është bashkia e Kurbinit. Do të inaugurohet. dhe do të jetë bashkia më e bukur dhe më funksionale. Po ju them sot se siç nuk e besoni, atë turizëm fetar do ta kthejmë mundësi ekonomike për qytetin dhe fshatrat. Duke ngritur një rrjet bujtinash, dhe infrastrukture, do të bëjmë që njerëzit të rrinë më gjatë. Dua të falënderoj Majlindën, se i ka ndenjur kësaj pune ditë na të në kokë. Ajo ka ndenjur si burrneshë. Më falni ju burrat. E kam këtë bindjen, se po mos të ishin motrat dhe gratë, gjithë graria në shtëpi, unë po e po, por dhe ju. Dua të falënderoj Majlindën si një zonjë grua që i ka qëndruar në kokë një komuniteti që nuk është i lehtë. Por më i fituari këtu, ju e pranoni, dhe unë po ashtu, nuk doli kush mori shtëpi. Këtu më i fituari doli Serveti, që erdhi, udhëhoqi kantierin dhe mori nusen për çunin nga kjo zonë. Servet, në asnjë pikë të Anadollit se gjeje një gocë si gocat e Laçit. Të trashëgohen, të keni jetë. Të votoni si të doni gjithë jetën. Sa më shumë demokratë me mend në kokë të lindni, aq më mirë do të jetë për laçin dhe gjithë Shqipërinë. Edhe një gjë tjetër, barin ne e mbollëm, ju duhet ta mbroni. Është një nga parqet më të bukura komunitare.”, tha Rama.

Të fundit

Zbulohen dy objektivat e Real Madridit me trajnerin Alonso

Pasi ka zyrtarizuar transferimin e Dean Hujisen dhe Alexander-Arnold, Reali Madrid po bën gati të zyrtarizojë dy goditjet e...

Egli bashkohet me Gjestin? Prishet miqësia mes saj dhe Fifit

Mesa duket miqësia mes dy vajzave më të dashura të ekranit shqiptar, Eglit dhe Fitit nuk zgjati dhe për shumë gjatë! Lart e poshtë...

Veliaj: Shkollat e reja në Tiranë, jo vetëm për dije, por edhe qendra komunitare

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar sot një foto-album me palestra moderne në shkollat e reja të ndërtuara në kryeqytet, të cilat po...

51 aksidente çdo ditë, 240 më shumë se një vit më parë! Monopatinat sjellin probleme

51 aksidente në ditë raportohet se ndodhin në vendin tonë, përfshirë këtu ato automobilistike, por edhe rëniet nga lartësitë apo aksidente në punë. Këto shifra...

PD, grevë urie brenda Parlamentit? Klevis Balliu tregon skenaret

Klevis Balliu, deputet i Partisë Demokratike, i ftuar në studion e “Off the Record” me Andrea Dangllin, në A2 CNN, u pyet nëse do...

Lajme të tjera

Web TV