Koronavirusi/ Kroçiera e izoluar, si u përhap sëmundja e rrezikshme?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një javë më parë kroçiera “Diamond Princess” u izolua pasi një pasagjer rezultoi pozitiv me koronavirus. Me thuajse 500 njerëz nga 3700 pasagjerë të testuar, 174 kanë rezultuar pozitivë për koronavirusin. Ata në bord janë në karantinë edhe për një javë.

Por nuk është vetëm kjo kroçiere. Një tjetër me 3600 pasagjerë në bord u vendos në karantinë në Hog Kong. Kurse një kroçierë me 1450 persona nuk u lejua në portet e pesë shteteve. Së fundmi ajo është ankoruar në Kamboxhia.

Prej kohësh, kroçierat njihen si vatra infeksionesh. Por a janë këto akuza të vërteta?

A shpërndahen viruset më lehtë në kroçiere?

Ka një rrezik të shtuar për sëmundje respiratore dhe gastrointenstinale në anije, thotë profesor Sanjaya Senanayake, një specialist sëmundjesh infektive nga Universiteti Kombëtar Australian.

“Në përgjithësi janë pasagjerë dhe ekuipazh nga vende të ndryshme të botës, që bëhen bashkë në mënyrë intime dhe intensive për një kohë të shkurtër,” shton ai.
“Të gjithë kanë nivele të ndryshme imuniteti dhe kështu krijohet terreni për shpërthim të infeksionit”.

Koronavirusi, që shpërndahet përmes pikave siç është mukoza dhe pështyma, mund të bëjë që njerëzit të infektohen pa kontakt të drejtpërdrejtë me mbajtësin.
“Nëse dikush teshtin në tavolinë dhe më pas dikush tjetër e prek atë menjëherë, kjo mund të sjellë infeksion”.

Sidoqoftë, Stewart Chiron, një ekspert i kroçiereve, thotë se realiteti në bordin e këtyre anijeve është i ndryshëm nga perceptimi.
“Kështu, njerëzit mendojnë se kur merrni ushqimin, prisni në radhë dhe ka shumë ndërveprim dhe kontakt”.

Por Chiron, që ka qenë në bordin e mbi 250 kroçierave, thotë se kjo nuk është e vërtetë për kompanitë e mëdha. “Ka stacione të posaçme, nëse do vezë, shkon te stacioni i vezëve ku të pret një anëtar i ekuipazhit me doreza në dorë. Çështja është se rrallë pret në radhë dhe jo gjithkush e kalon ushqimin me dorë”.

Lexo edhe :  Papa Françesku del kundër dëbimit të emigrantëve nga Trump

Por nëse ndërveprimi i pasagjerëve është minimizuar, me ekuipazhin është tjetër histori. Në rastin e Diamond Princess, të paktën 10 anëtarë të ekuipazhit janë mes të prekurve. Ata jetojnë dhe punojnë ngjitur me njëri-tjetrin.

Por si kufizohen rreziqet?

Chiron thotë se kroçieret kanë rregullta të rrepta pastrimi dhe kontrolli.

Sëmundja më e përhapur në kroçiere është koronavirus, që sjell të vjella dhe transmetohet përmes ujit ose ushqimit të kontaminuar. Kroçierat kanë rregullore të rrepta për rastet me koronavirus.

Por a po e vuan industria këtë problem?

Ajo sigurisht që do të marrë një goditje, por këto raste nuk do i ndalojnë njerëzit që të udhëtojnë me kroçiere, thotë Chiron. Sipas tij, njerëzit janë të shqetësuar, por jo aq sa mendohet. “Kudo tjetër përveçse zonës së Kinës, anijet janë plot”.

Të fundit

“Fshesa” e Trump! Shkarkohen mijëra punonjës të qeverisë amerikane në periudhë prove

Administrata Trump të enjten intensifikoi përpjekjet e saj gjithëpërfshirëse për të zvogëluar numrin e punonjësve të qeverisë federale, punëdhënësit...

Studim i ri: Ngrënia e ushqimit nga enë plastike rrit rrezikun e ndalimit të zemrës

Ngrënia e ushqimit nga enë plastike mund të rrisë ndjeshëm mundësinë e ndalimit kongjestiv të zemrës, zbulon një studim i ri dhe studiuesit dyshojnë...

Lajm i trishtë/ Ndahet nga jeta diplomati dhe publicisti i njohur shqiptar (Emri)

Diplomati dhe publicisti i njohur, Shaban Murati, është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm. Është ndarë nga jeta në moshën 79-vjeçare ish-ambasadori shqiptar Shaban Murati. Mësohet...

Mot i paqendrueshëm, vranësira dhe reshje/ Si do të jenë temperaturat në fundjavë

Fundjava do të jetë nën ndikimin e motit të paqendrueshëm. Meterologia Lajda Porja thotë se të paraditen e së shtunës do të ketë reshje shiu,...

Nga biznesi, te futbolli shqiptar dhe jeta familjare; rrëfimi ndryshe i Armand Dukës

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka ishte i ftuar pasditen e sotme në emisionin “Rudina” në Tv Klan. Në një intervistë ndryshe nga të tjerat,...

Lajme të tjera

Web TV