Viti i Ri pa orë policore, Manastirliu: Vaksina turke mund të hyjë në Shqipëri pas miratimit nga komiteti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka folur për grumbullimet në natën e ndërrimit të viteve si dhe kujdesi që duhet të kemi për tu mbrojtur. Ajo tha se nuk përjashtohet marrja e vaksinave nga Turqia, nëse eskpertët e vlerësojnë pozitivisht.

Shqiptarët mund të kalojnë jashtë natën e ndërrimit të viteve, pasi nuk do të ketë orë policore. Komiteti i Ekspertëve njoftoi pak ditë më parë se nuk do të ketë kufizim orari natën e 31 dhjetorit. Por, teksa në vend është konfirmuar prania e variantit “Omicron” të koronavirusit, grumbullimet mund të ndikojnë në rritje të numrit të infektimeve. E pyetur nga gazetarët, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se “ky është një vendim që Komiteti e ka marrë duke iu referuar situatës epidemiologjike në vend. Ka bërë dhe vlerësim më të gjerë të situatës dhe në rajon”. Megjithatë, Manastirliu thekson se qytetarët duhet të tregohen të kujdesshëm.

“Sigurisht që është shqetësues dhe varianti ‘Omicron’. Por, kërkohet kujdes i shtuar. Do të lejohen lëvizjet këmbësore, të njerëzve, por Komiteti ka rekomanduar që festat të jenë me familjen e vogël, me sa më pak kontakte dhe të jenë të vaksinuar/ testuar. Duhet të kuptojmë që lufta me pandeminë, është një luftë që i përket të gjithëve. Të gjithë strukturat shëndetësore janë në këmbë, por duhet të rritet akoma më shumë”, është shprehur ministrja e Shëndetësisë.

Covid-i, thotë ministrja, nuk ka ikur por po transformohet në variante të tjera. Edhe një herë tjetër, ajo kujtoi se nga data 4 janar, çdo punonjës administrate duhet të paraqesë pasaportën e vaksinimit ose testin negativ të Covid çdo pesë ditë.

Vaksinimi

E pyetur nëse Shqipëria do të marrë vaksinën turke, të prezantuar së fundmi, Manastirliu tha komiteti i ekspertëve të vaksinimit do ta vlerësojë këtë mundësi, nëse vaksina turke do të bëhet pjesë e Covax. “Aktualisht, kemi aplikuar mbi 2,3 milionë doza vaksina, kemi marrë mbi 2,6 milionë doza vaksine. Në fund të dhjetorit, vijnë 375 mijë vaksina të tjera dhe jemi në pritje të finalizimit të kontratës së re me Pfizer për vitin 2022, ku do të marrim 1,5 milionë doza vaksine. Në instrumentin Covax ne jemi të përfshirë si vend me vetëfinancim, jemi në pritje të 500 mijë dozave, presim të informohemi cilat janë vaksinat e miratuara. Deri më sot, nuk kemi thirrje për vaksinën turke, përmes këtij instrumenti. Nëse do ta kemi, do ta vlerësojmë përmes komitetit të ekspertëve”, tha Manastirliu.

Të fundit

Mandarinat me kimikate/ AKU gjobit 4 mln lekë grumbulluesin në Goriçan të Beratit!

Pas njoftimit të dhënë nga Ministria e Bujqësisë në lidhje me ngarkesa mandarinash të kthyera nga eksporti. Autoriteti Kombëtar...

Aksidentohet në fabrikën e prodhimit të vajit të ullirit, humb jetën 65-vjeçari

Një 65-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në punë. Viktima punonte në një fabrikë që prodhonte vaj ulliri në periferi të...

Festat e fundvitit/ Autoriteti i Konkurrencës nis monitorimin e çmimeve të tregut

Autoriteti i Konkurrencës ka njoftuar se ka nisur monitorimin intensiv në terren të çmimeve të produkteve ushqimore të shportës gjatë periudhës së festave të...

Noka e shtyu me forcë, Shehaj: Atë që s’bëri PS, e bëri ish-kolegu im

Ndërsa Flamur Noka mbante fjalën në Kuvend, deputeti Agron Shehaj ishte live në Facebook. Noka e largoi me forcë Shehajn nga foltorja pasi po...

Amnistia e gjobave, Qefalia: Nuk ka asnjë efekt elektoral, e politizuar nga opozita

Deputeti i Partisë Socialiste, Xhemal Qefalia thotë se amnistia e gjobave për zonat rurale është politizuar nga opozita. I ftuar në një intervistë televizive, Qefalia...

Lajme të tjera

Web TV