Grabitësit e dhunshëm shfaqen edhe në Kosovë, dhunojnë biznesmenin (video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqiptarët e Kosovës kanë nisur të imitojnë shqiptarët e Shqipërisë për sa i përket krimit të rrugës. Janë një sërë ngjarjesh njëra pas tjetrës që e dëshmojnë këtë fakt, ndërkohë mbrëmë është shënuar një akt i rëndë që në fakt në Shqipëri ndodh thuajse për ditë. Dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në një market dhe pasi kanë ushtruar dhunë mbi të zotin e dyqanit i kanë marrë atij të gjitha paratë që kishte në arkën e biznesit.

Mediet vendase bëjnë me dije se një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një biznes privat, ku grabitësit morën mbi 1500 euro nga dyqani, më pas kanë torturuar edhe pronarin e dyqanit. Ngjarja ka ndodhur në Vrellë të Komunës së Istogut, ku rreth orës 8 të mbrëmjes së djeshme, papritmas pronarin e dyqanit Arben Dreshajn, diçka jo e zakonshme e shqetësoi.

Një veturë me shpejtësi u ndal para dyqanit të tij, nga këtu dolën dy persona të maskuar e të armatosur të cilët u futën në dyqan. Duke i drejtuar armën Arben Dreshajt e shtynë në një qosh, e më pas filluan të ushtrojnë dhunë ndaj tij. Ata e tërhoqën zvarrë pronarin, siç shihet edhe në video, deri tek arka, ku siç shihet edhe në kamerat e sigurisë të siguruara nga T7, këta dy keqbërës morën edhe paratë që ishin aty.

Pronari Arben Dreshaj ka rrëfyer tmerrin që përjetoi një natë më parë, ku thotë se u mundua të rezistojë por një gjë të tillë e kishte të pamundur. Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe policia e cila shoqëroi Arben Dreshajn në spital, ku mori trajtim mjekësor. Policia ka konfirmuar rastin, por kanë bërë me dije se deri me tani nuk ka të arrestuar për këtë vepër.

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV