PD i përgjigjet Komisionit të Rithemelimit: Gjuha dhe aktet e Berishës kanë qëllim të nxisin dhunë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike i është përgjigjur Komisionit të Rithemelimit, nëpërmjet një mesazhi, ku thekson se demokratët në Kuvendin e 18 dhjetorit zgjodhën të ardhmen.

Në një analizë të gjatë, PD ka sqaruar se nuk do të jetë kurrë e hapur për trafikantët e drogës që shoqërojnë ish-kryeministrin Sali Berisha, ndërsa thekson se i vetmi qëllim që i ka mbetur është gjuha dhe aktet që nxisin dhunë.

Partia Demokratike nuk do të jetë kurrë e hapur për trafikantët e drogës që shoqërojnë Sali Berishën në sulmin që po përgatit kundër Partisë Demokratike për të vendosur hallin e tij mbi të ardhmen e gjithë demokratëve. Çdokush e ka të qartë se gjuha dhe aktet e tij kanë qëllim të nxisin dhunë, si opsionin e vetëm që i ka mbetur. Sali Berisha mund të shoqërohet me trafikant droge të shpallur non-grata në Mbretërinë e Bashkuar, pjesë e organizatës kriminale B9. Mund t’i ftojë në shtëpi, familjarët e tij mund të bëjnë edhe biznes me pasuri të paluajtshme me ta në një skemë të pastër pastrimi parash, si dhe mund të ndajnë edhe fitimet nga bizneset me lojërat e fatit, por kurrë nuk kanë për t’u lejuar më të bëjnë biznes me sakrificën e demokratëve. Kurrë më!

Shumica dërrmuese e anëtarëve të Kryesisë së Partisë, Këshillit Kombëtar dhe 5004 delegatë të Kuvendit Kombëtar, më 18 Dhjetor zgjodhën të ardhmen, zgjodhën t’i shërbejnë interesit të demokratëve, zgjodhën t’i shërbejnë vetëm interesit të Shqipërisë. Ne jemi krenarë që jemi partia e parë politike në Shqipëri dhe Rajon që i bashkohet nismës botërore të SHBA për të mbajtur jashtë vendimmarrjes në institucionet e partisë personat e shpallur non-grata për korrupsion, abuzim me pushtetin apo përfshirje në krimin e organizuar.

Lexo edhe :  Ulen temperaturat/ Moti për ditën e sotme

 

 

Kasafortizimi dhe bunkerizimi nuk janë metoda të Partisë Demokratike, por të celulave ilegale që të vetmin merak kanë karriget dhe zyrat e tyre. Punimet dhe mirëmbajtja në seli këtë fillim viti bëhen në funksion të riorganizimit dhe rifreskimit të strukturave qendrore të partisë. Selia qendrore e Partisë Demokratike ka qenë dhe do të jetë gjithmonë e hapur për demokratët e sakrificave dhe kontributeve, por e mbyllur për ata që e kanë mbajtur peng Partinë Demokratike gjatë gjithë këtyre viteve me shpresën se mund ta përdorin për t’u fshehur, mbrojtur apo rregulluar punët e tyre të pista’, thuhet në mesazhin e Partisë Demokratike.

Të fundit

‘Po presin për revolucion imagjinar!’/ Deputetët e PD i urrejnë dhe në lagjet e tyre

Myslim Murrizi ka “uruar” për fillimin e pushimeve, drejtuesit e Partisë Demokratike. Sipas tij, në shtator ata di rikthehen në...

Sezoni turistik me sfida/ DHAT kërkon zgjidhje për ujin, mbetjet dhe fuqinë punëtore

Dhoma Amerikane e Tregtisë përmes një deklarate adreson problematikat e sezonit turistik në Shqipëri i cili ndodhet në pikun e tij. DHAT rendit si shqetësime...

Dorëheqje të shumta në bashkinë e Durrësit, largohen kryetarë të njësive administrative

Një valë dorëheqjesh ka përfshirë Bashkinë e Durrësit, ku drejtues kryesorë të drejtorive dhe kryetarët e njësive administrative kanë paraqitur dorëheqjet e tyre. Lëvizja vjen...

Vapa vdekjeprurëse në Evropë/ Ja sa jetë mori i nxehti ekstrem

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Evropën që nga java e kaluar vlerësohet të ketë shkaktuar rreth 2.300 vdekje, sipas një studimi të...

Drejtuesit e vjetër “shënjestra”/ Nisin dorëheqjet e drejtorëve në Fier

Burime nga selia rozë në Fier thanë se në mbledhjen ku kryeministri kërkoi dorëheqjen e drejtuesve vendorë, sqaroi se emërimet e bëra pas muajit...

Lajme të tjera

Web TV