Pas takimit me ambasadorin Richard Grenell, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç deklaron se vetëm kur të hiqet taksa, Serbia do dialogojë me Kosovën.
“Kemi pasur një bisedë të hapur dhe të sinqertë – që nuk është kurrë e lehtë për ne – por unë jam i kënaqur që Richard Grenell është aq i vendosur për heqjen e taksës”, ka shkruar Vuçiç në rrjetin social Instagram.
Ambasadori Grenell pritet të takojë edhe Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.
Ndërkohë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se taksa 100% do të zëvendësohet me reciprocitet ndaj shtetit të Serbisë,
Kurti ka thënë se taksa përfundimisht do të zëvendësohet me reciprocitet ndaj shtetit serb.
“Unë kam treguar vullnet për heqjen e tarifës 100 për qind dhe kjo të bëhet posa të vendoset parimi i reciprocitetit. Nuk besoj se ka nevojë edhe taksë edhe reciprocitet. Ne dëgjohemi me njëri-tjetrin shumë, dhe s’do të thotë se pajtohemi për gjithçka. Parimin e Reciprocitetit do të elaborojmë. Trumpi kishte deklaruar se reciprociteti është fjala ime e favorshme. Ta zëmë Kosova mund ta zbatojë reciprocitetin por nuk po e bënë. Me targa të Kosovës nuk hynë dot në Serbi. Këtë do të mund ta bënte edhe Republika e Kosovës, dhe kështu është reciprociteti. Ne kemi të drejtë të mos lejojmë mauna të Serbisë sepse nuk kemi marrëveshje për transportin rrugor. Ne po shkojmë ngadalë, mençur, sigurt dhe do të elaborojmë saktë se çfarë i bie reciprociteti”, ka thënë Kurti.
Kujtojmë se amabsadori Grenell kërkoi që Kosova të heq taksën dhe mos vendos bëj ndonjë tjetër vperim me ç’rast t’i ipet rrugë dialogut dhe arritjes së marrëveshjes me Serbisë.