Varianti Omicron “injoron” testet e shpejta, ish-drejtori ekzekutiv i EMA-s: 40 % e përgjigjeve dalin false negative

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Varianti Omicron ka “mbërthyer” shumë shtete të Evropës dhe botës, e sipas ekspertëve nuk do të jetë e largët dita që ajo të bëhet mbizotërues ndaj variantit tjetër të COVID-19, Delta-s.

Mirëpo, në një kohë që shtetet po përballen me flukse infektimesh, tamponët e shpejtë, mund të bëhen të padobishëm. Kambana e alarmit është ndezur nga profesori italian Guido Rasi, i cili gjatë karrierës së tij ka qenë drejtor ekzekutiv i Agjencisë Evropiane të Barnave.

Në një prononcim për “La Stampa”, Rasi thotë se varianti i ri Omicron, ka të ngjarë t’i shpëtojë më shpesh diagnostikimit të testeve të shpejta.

“Tani më shumë se kurrë është thelbësore që profesionistët e kujdesit shëndetësor të vazhdojnë të jenë të përditësuar mbi evolucionin e virusit dhe njohuritë tona si në fushën diagnostikuese ashtu edhe në atë terapeutike”.Sipas “La Stampa”, 40% e testeve të shpejta japin përgjigje “false negative”, që do të thotë se personi rezulton negativ me virusin, edhe pse mund të jetë i infektuar me të.

Të fundit

U mor zyrtarisht i pandehur, reagon Ilir Meta

Ilir Meta ka reaguar pasi u mor i pandehur, duke theksuar me anë të një postimi në Facebook se...

Trump urdhëron ambasadat të pezullojnë intervistat për studentët që duan vizë për studime

Administrata Trump ka pezulluar të gjitha intervistat për vizat e studentëve të huaj. Lajmi është raportuar fillimisht nga faqja Politico. Masa do të përfshijë...

Skandali CEZ-DIA, Ilir Meta rrezikon deri në 15 vite burg

Kreu i PL Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë marr sot zyrtarisht të pandehur për aferën CEZ-DIA dhe lobimin e LSI në SHBA. Lidhur me...

Amerikani vjen me ide të qarta në Shqipëri: Dua të gjej nuse

Pas disa udhëtimeve të herëpashershme në vendin tonë, 50-vjeçari amerikan Craig Zieves ka vendosur të zhvendoset përfundimisht në Shqipëri. Ai ka blerë një shtëpi...

“Cirku i demokracisë”, shoqëria civile proteston kundër deputetëve për krizën politike

Organizatat e shoqërisë civile në Kosovë kanë protestuar ndaj deputetëve për shkak të dështimeve të shumta për konstituimin e Kuvendit. Manifestuesit rreshtuan disa karrige bosh...

Lajme të tjera

Web TV