Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar për protestën e zhvilluar sot nga ish-kryeministri Sali Berisha për të marrë selinë e PD. Braçe shprehet se se Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka ndërhyrë në një skenë krimi ku prokuroria dhe policia nuk ka mbaruar punë akoma.
Më tej, Braçe deklaron se Bardhi do që t’i tregojë gazetarëve se krimin e ka kryer Berisha në shtëpinë e demokratëve ndërsa shton se krimet nuk janë propagandë, por krimet janë në prova dhe prokurorët i ka aty.
“Këta dhe ligji janë dy gjëra të papërputhshme. Sekretari i Përgjithshëm ndërhyn në një skenë krimi. Ky dhe gjithkush duhet të kuptojë se krimet nuk janë propagandë, krimet janë në prova, ju tregohen prokurorëve dhe prokurorët i ka aty. Minimi i ligjit nga kushdo është krim.”-shkruan Braçe në rrjete sociale.