Protestat e përgjakshme në Kazakistan, arrestohet ish-kreu i antiterrorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet e Kazakistanit kanë arrestuar ish-kreun e Komitetit të Sigurisë Kombëtare, i cili njihej si një aleat i ish-presidentit Nursultan Nazarbayev.

Karim Massimov u shkarkua në fillim të kësaj jave, ndërsa protestat vdekjeprurëse shpërthyen në të gjithë vendin. Zoti Massimov akuzohet për tradhti, ndërsa sipas agjencisë së lajmeve Reuters bashkë me të u ndaluan edhe disa zyrtarë të tjerë të paidentifikuar.

Ai ka mbajtur edhe postin e kryeministrit dhe njihet si një aleat i ngushtë i ish-presidentit Nursultan Nazarbayev, i cili sundoi Kazakistanin për gati tre dekada.

 

 

Dhjetra njerëz kanë vdekur dhe ndërtesa publike në të gjithë Kazakistanin janë plaçkitur dhe djegur në dhunën me të rëndë që ka shpërthyer në ish-republikën sovjetike në 30 vitet e pavarësisë.

Protestat fillimisht nisën si një reagim për rritjen e çmimit të karburantit, por u kthyen në një lëvizje kundër qeverisë së Presidentit Kassym-Jomart Tokayev të mbështetur nga Rusia.

Deri të premten, forcat e sigurisë dukej se kishin rimarrë nën kontroll rrugët e qytetit kryesor të Kazakistanit, Almati. Presidenti i vendit ka kërkuar ndihmën e Rusisë dhe njësitë ushtarake ruse kanë mbërritur në Kazskistan.

Në një fjalim televiziv ditën e premten presidenti tha se kishte autorizuar forcat e sigurisë të vendit të “qëllojnë për të vrarë pa paralajmërim”.

Udhëheqësi kazak tha se trupat paqeruajtëse ruse janë vendosur përkohësisht në Kazakistan me kërkesën e tij, për të garantuar sigurinë.

Autoritetet thonë se forcat e sigurisë vranë 26 demonstrues në trazirat e kësaj jave dhe se 18 oficerë të zbatimit të ligjit vdiqën. Më shumë se 4400 njerëz janë arrestuar, tha të shtunën Ministria e Brendshme./VOA

Të fundit

Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor, qindra të evakuuar

Një ngjarje e pazakontë ndodhi në Kullën Eifel në Paris, ku një zjarr shpërtheu në boshtin e ashensorit mes...

Vlashent Sata dhe Dojna Mema do të bëjnë dasmë por me një kusht!

Vlashent Sata, në një intervistë në “Natën me Aulonën” në MCN, kujton fillimet e lidhjes së tij me Dojna Memën dhe si të dy...

“Kokë e këmbë në EncroChat”/ Basha: Më 11 maj të pastrojmë politikën nga të korruptuarit

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka ripërsëritur thirrjen e tij për miratimin e vetting-ut të politikanëve, si një hap i domosdoshëm për pastrimin e...

‘Plasin’ protestat në kryeqytetin e Sirisë, shkak djegia e pemës së Krishtlindjes

Një udhëheqës fetar nga grupi fitimtar rebel Hayat Tahrir al-Sham tha se pema do të restaurohet dhe njerëzit që e dogjën atë do të...

“ABC7NY” jehonë Parashqevi Simakut: Këngëtare nga Shqipëria dhe thesar kombëtar

Ishte televizioni “ABC7NY” që publikoi pamjet e Parashqevi Simakut teksa merrte ndihma bamirëse që sensibilizoi mbarë opinionin shqiptar. Menjëherë pas publikimit të këtyre pamjeve, gazetari...

Lajme të tjera

Web TV