Koronavirusi po vazhdon të vrasë, duke e çuar numrin e viktimave në 1380, megjithëse janë ulur rastet e të prekurve jashtë Kinës. Ndërkohë që në provincën Hubei të Kinës është rritur numri i viktimave dhe rastet e të infektuarve.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, përjashtimi i vetëm ishte në një anije lundrimi në Japoni, ku u raportuan 44 raste të reja, duke e çuar totalin në 218 te prekur. Ndërsa nuk pati ndonjë ndryshim të madh në modelin e vdekshmërisë ose ashpërsisë së koronavirusit.
Megjithatë, shifrat e fundit tregojnë 121 vdekje të reja në Kinë, duke e çuar totalin në 1.380 persona te vdekur.
Infeksionet totale u rritën me 5,090 në 55,748 raste në 13 shkurt, tha të Premten Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë.
Shifrat e fundit nga Hubei regjistruan 116 vdekje dhe 4,823 raste të reja. Kjo është një rritje më e vogël se një ditë më parë kur pati një goditje me 240 vdekje të reja dhe afro 15,000 raste të reja.