Vrau për drogë dy vëllezërit shqiptarë/Arrestohet një 30-vjeçar në Holandë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 30-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga nga policia holandeze lidhur me një masakër të ndodhur 5 vite më parë në Roterdam.

Sipas gazetës holandeze AD bëhet fjalë për ngjarjen e rëndë të 15 janarit 2015, kur u vranë dy vëllezër shqiptarë, 25 dhe 29 vjeç. Në atë kohë u tha se viktimat janë Levi dhe Lenci Tola nga Elbasani.

Sipas medias holandeze, i arrestuari mendohet se është shoferi që dërgoi të dyshuarit te vendi i krimit, ku ndodhi masakra. AD shkruan më tej se gjithçka ndodhi pasi negociatat për 6 kg kokainë nuk shkuan siç duhet.

Pas masakrës, policia arrestoi një 28-vjeçar shqiptar dhe ai u dënua me 20 vite burg. Por më vonë u shpall i pafajshëm për vrasjet dhe u dënua vetëm për armëmbajtje pa leje dhe posedim droge. Ndërsa tani ka arrestuar 30-vjeçarin si autorin kryesor të dyshuar për këtë masakër.

Lidhjet e vëllezërve me drogën

Pas dyshimeve se ata kishin lidhje me rrjetin e trafikut të kokainës në Xibrakë të Elbasanit, mediat holandeze shkruajnë se dy vëllezërit kishin kontakte të shumta në Amerikën Latine.

Sipas mediave holandeze, vëllezërit ishin të njohur për policinë vendase për përfshirje në trafikun e lëndëve narkotike. Kohët e fundit ata dyshohet se kishin lidhje të shpeshta me Amerikën Latine. Ata dyshohet gjithashtu se kishin lidhje edhe me një rrjet trafikantësh bullgar në Roterdam, aty ku edhe u gjetën të vrarë.

Këto dyshime lindën pas hetimeve në banesën e tyre, ku u gjet edhe një shtetas bullgar me precedentë penal për trafik droge. Sipas policisë holandeze, fakti që dy vëllezërit ishin nga Elbasani, pikërisht nga qyteti ku u zbulua edhe laboratori i kokainës hedh më tepër dyshime se ata mund të kenë qenë dy prej anëtarëve të grupit.

Lexo edhe :  Berisha në eufori: Rrotacion politik më 11 maj

Udhëtimet e viktimave në Shqipëri

Për herë të fundit, Glevi Tola ka hyrë në Shqipëri nga Belgjika më datë 31 korrik të vitit 2014. Pasi ka qëndruar vetëm disa orë ai është larguar sërish në të njëjtën ditë nga Shqipëria.

Ndërsa vëllai i tij Florenc Tola, sipas të dhënave të sistemit TIMS, rezulton se ka hyrë në Shqipëri nga Pika Kufitare e Kakavijës më datë 10 janar 2015 dhe është larguar drejt Austrisë nga Rinasi tre ditë më pas, më 13 janar 2015.

Bëhet e ditur se dy vëllezërit, kohët e fundit kishin bërë edhe ndryshime në gjeneralitetet e tyre, ku rezulton se Florenc Tola, njihej zyrtarisht me mbiemrin e ndryshuar në Bahiti, ndërsa vëllai i vogël nga Glevis Tola në Levi Tola. Dy viktimat kane qenë banorë të lagjes “Çlirimi” në Elbasan.

Të fundit

Festat, Shqipëria tërheq të huajt: Shumë prenotime nga italianët dhe bullgarët

Këtë fundvit, Shqipëria është shndërruar në destinacionin e preferuar të italianëve dhe bullgarëve për të festuar Vitin e Ri. “Ka...

‘Çmendet’ moti/ Përmbytjet bëjnë ‘kërdinë’ në këtë vend, rrugët kthehen në lumenj

Stuhia e fortë ‘Elena’ bëri kërdinë në rrjetin rrugor të Atikës në ditën e Krishtlindjeve, 25 dhjetor. Reshjet e rrëmbyeshme në zonën më të gjerë...

Sa kilogramë shtojmë gjatë festave të fundvitit?

Periudha e festave është kritike për ata që i druhen mbipeshës. Gjasat që njeriu ta teprojë me ushqimin gjatë ditëve të festave janë shumë...

7 këshilla për të rritur motivimin në 2025-ën!

Në 2025-ën kujdesuni që planet tuaja të jenë të qëndrueshme. Më poshtë gjeni disa këshilla që do t'ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja! 1.Dëshira për...

Avokati paralajmëron padi të re ndaj Berishës: Falsifikoi datën e lindjes

Një tjetër kallëzim penal për ish-kryeministrin Sali Berisha pritet të përfundojë në SPAK. Është avokati Idajet Beqiri, i cili paralajmëron se do ka ‘kopsitur’...

Lajme të tjera

Web TV