Zyrtari i OBSH-së: COVID-19 është ende i rrezikshëm, mos e trajtoni si grip

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata Botërore e Shëndetësis, ka dalë me një tjetër deklaratë për pandeminë COVID. OBSH bën thirrje qytetarëve që të mos e trajtojnë koronavirusit njësoj si gripi.

I dërguar special i OBSH-së David Nabarro, u shpreh se kjo sëmundje është ende plot surpriza, duke shtuar se edhe tre muajt e ardhshëm situata në lidhje me pandeminë, pritet të jetë e vështirë.

‘Situata në lidhje me pandeminë do të jetë e vështirë të paktën për tre muajt e ardhshëm’, është shprehur ai gjatë një interviste për mediat britanike.

Kjo deklaratë e tij, vjen pas reagimit të kryeministrit britanik Boris Johnson, i cili theksoi se bashkëqytetarët e tij duhet ta fillojnë ta trajtojnë COVID-19 si një grip.

 

Nga ana e tij Nabarro i cilësoi këto deklarata si të papërgjegjshme.

 

‘Koronavirusi mund të ndryshojë dhe ne mund të shohim gjithashtu variante të reja, nuk duhet të ulim vigjilencën ndaj këtij virusit’, tha më tej Nabarro, ndërsa u bëri thirrje autoriteteve që të qëndrojnë të fokusuar  në punën e tyre pasi   deri më tani është arritur vetëm gjysma e rrugës kundër kësaj pandemie.

Të fundit

Kuvendi i Kosovës pret aktgjykimin e plotë për të rifilluar seancën

Kuvendi i Kosovës do të rifillojë të mblidhet për konstituuimin e tij pas publikimit të aktgjykimit të plotë të...

“Liverpool po tallet me Bayernin, i shiti një lojtar të mbaruar”

Dietmar Hamann ka kritikuar Bayern Munich për blerjen e Luis Diaz, duke shtuar se Liverpooli po ‘qesh’ me marrëveshjen. Ish-mesfushori gjerman Hamann, i cili ka...

Gramsh e Delvinë, banorët largohen drejt zonave të sigurta

Narta është zona më e prekur nga zjarret. Banorët janë detyruar të largohen nga banesat e tyre. Bashkë me vete kanë marrë edhe bagëtitë...

Delvinë, ndërhyn për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia

Pas situatës mjaft të rënduar në Delvinë, sot ka ndërhyrë për herë të parë avioni ‘Canadair’ nga italia. Flakët në këtë zonë po përhapen me...

Foto nga Delvina, rrezikohen depozitat e gazit në lagjen ‘’Kasapaj’’

Orët e para të mëngjesit u duk se zjarri në Delvinë u izolua dhe po vihej nën kontroll. Por pas mesditës shumë vatra janë...

Lajme të tjera

Web TV