Tre doza vaksine në kufi, Gjici: Do i dërgojmë shkresë qeverisë së Kosovës të mos i ndalojnë qytetarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Safet Gjici, kryetar i Bashkisë së Kukësit, në një lidhje direkte në emisionin “Frontal” në T7, vendimin e Qeverisë së Kosovës për të hyrë në Kosovë me tri doza të vaksinës e ka quajtur mbyllje të menjëhershme dhe të papritur. Ai tha se qytetarët e Kukësit e kanë organizuar vetë protestën, teksa ka paralajmëruar dërgimin e një shkrese në qeverinë e Kosovës që t’u lejohet hyrja qytetarëve që kanë dy doza të vaksinës.

“Ne e quajmë të rregullt bërjen e dy vaksinave, vaksina e tretë bëhet pas 6 muajsh pasi bëhet e dyta, kështu që ndihmën e Kosovës që duhet të kenë 3 vaksina të bëra, kanë irituar gjithë qytetarët kuksianë por jo vetëm sepse gjithë qarku i Kukësit ka një komunikim apo biznese dhe qytetarë të shumë të Kukësit që punojnë në Prizren sidomos dhe prandaj janë mbledhur për të kërkuar. E dimë që pandemia është prezente në Shqipëri e Kosovë, shëndeti është i rëndësishëm, por pas dy vaksinave, vaksina e tretë nuk është e dyetyrushme ose duhet bërë pas 6 mujash”, tha Gjici në T7, transmeton Express.

Ai tha se ka shumë qytetarë nga Kukësi që punojnë në Prizren dhe komuna të tjera të Kosovës.

“Qytetarët si kanë lejuar të kalojnë në pjesën e Prizrenit ose Kosovës. Janë qindra qytetarë e mijëra kuksianë që lëvizin çdo ditë në Prizren apo komuna tjera. Qytetarët kuksianë kanë bagëti atje e bletë, kanë shumë punë që janë të lidhura me pjesët të Prizrenit apo komuna të tjera. Nuk e kuptojnë pse ky vendim i papritur. Shumë qytetarë i kanë pas dy vaksina të bëra dhe PCR-në dhe nuk janë lejuar të kalojnë”, tha ai më tej, transmeton Express.

Lexo edhe :  Rriten temperaturat, parashikimi i motit për sot

“Do ti dërgojmë shkresë qeverisë së Kosovës që të mos ndalohen qyetatarët që kanë dy vaksina. Shkaktojnë dëme të mëdha, sepse kanë edhe shumë bizneset e tyre”, u shpreh ai.

Të fundit

Kur dhe ku do të takohen Trump dhe Putin!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka njoftuar se të premten, më 15 gusht, do të...

Asgjë e re nga SPAK

Nga Ylli Manjani Lëshohen urdhër arreste për x persona.  Gjysmat e të arrestuarve janë nën arrest, pra në paraburgim për çështje të tjera. Kapen 3, dhe...

Situata me zjarret, Mbrojtja: 18 vatra zjarri të evidentuara, vijojnë aktive 7 prej tyre

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar 18 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 11 vatra zjarri, ndërsa 7 janë aktive. Aktualisht, janë aktive...

Rusia nis eksportin e avionëve luftarakë Su-34M, dërgesa e parë drejt Algjerisë

Një avion Su-34M i konfiguruar për eksport, i lyer me një ngjyrë kamuflazhi të dallueshme, u vu re në aeroportin Zhukovsky pranë Moskës, gjë...

Dario Llukaçi, “shershe la fam’ që fitoi zemrat e publikut

Nga Leonard Veizi Ka aktorë që bëhen legjenda me role kryesore dhe ka të tjerë, si Dario Llukaçi, që hyjnë në panteonin e artit duke...

Lajme të tjera

Web TV