Basha & Berisha, dy kamarierët perfektë të Ramës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Emili Bibolli

Pothuajse një muaj na ndan nga zgjedhjet e pjesshme vendore. Zgjedhje të cilat këtë vit janë interesante më shumë se kurdoherë, me një tryezë tripolare, pra me një PD në rrënjë katrore përballë PS.

Ndonëse 6 marsi nuk është asgjë tjetër veçse një betejë e re me pushkë me barut të lagur, besoj se shumë janë kuriozë të dinë se si do të shkojë kjo garë.

– A do të jetë PS fituese e të 6 bashkive?

– A do të jetë PD e z.Basha fituese siç pretendon ai?

– A do të jetë PD e z.Berisha fituese?

– Çfarë do të ndodhë me Shkodrën, bastionin e Partisë Demokratike tani që ajo është e përçarë?

– A do të ndihen efektet e kësaj përçarjeje edhe në këtë qytet?

– Si do të shkojë Durrësi i shumëpërfolur?

Në një moment kur partitë politike duhet të mbledhin forcat dhe të ndezin motorët për zgjedhjet e 6 Marsit, dy PD-të i kanë ndezur për luftën e brendshme kurse PS duket se ende po shijon shfaqjen. Tek PD-të nuk ka asnjë përballje idesh, apo platformash, shpalosje programesh, apo alternativash. Askush nuk flet se çfarë do u ofrojë qytetarëve, pse kërkon drejtimet e këtyre bashkive, çfarë do të përmirësojë etj. Nuk pushojnë së foluri nga ana tjetër se si do e sabotojnë njëri-tjetrin në zgjedhje ose me saktë në përplasjen e radhës Basha-Berisha.

Mesa duket z.Basha pas disfatës së 25 prillit, i ka humbur interesi për shumë çështje politike përfshirë këtu edhe zgjedhjet e pjesshme vendore. Ka filluar një tur të dytë në Shqipëri, me takime gjatë të cilave përsërit të njëjtat fjalime prej 8 vitesh. Takime këto të cilat janë një turp i vërtetë, duke marrë parasysh se pasojnë menjëherë ‘takimet’ respektive paraprake të mbështetësve të tij me ata të z.Berisha, takime këto të pasura me fjalorin më fundor të shqipes, si pjesë e dhunës së zakonshme verbale dhe fizike që rregullisht ka shoqëruar historinë e tyre. E megjithatë z.Basha vijon i qetë teatrin e tij të atdhedashurisë, parimeve, europianizimit, i ndjekur prej disave, të cilët ende mendojnë dhe shpresojnë që problemet, apo zhgënjimet e tyre të zgjidhen prej tij dhe disa të tjerëve që e shohin si një mundësi për të fituar karriken e pamerituar pa u munduar shumë.

Lexo edhe :  Humbja e thellë e Saliut, pse refuzon të largohet

Z.Berisha më pas vazhdon me të njëjtën strategji si z.Basha, veçse kohët e fundit ka vendosur të pushtojë ekranet televizive. Ndërkohë që tek Opinion të Enjte duhej të prezantonte projektin e vet për zgjedhjet e 6 Marsit, u kujdes që shumicën e kohës televizive ta shfrytëzonte për t’u hedhur hi syve shqiptarëve duke pretenduar se nuk ka ditur shumë gjëra që bënte ish-biri i tij politik, fjali kjo krejtësisht e pabesueshme për një politikan si ai që gjithmonë, me ose nën zë ka pretenduar se zotëron mekanizmat më të mirë të informacionit, qoftë si skema të investuara ndër vite, qoftë prej mishi e kocke. Kulmi arriti kur z.Berisha paturpësisht la të kuptohej se fraksioni i tij mund të hyjë në zgjedhje në aleancë me LSI, me partinë që kurrë nuk përfaqësoi interesat e popullit, por të karriges dhe u vetëdiskreditua vite të tëra në çdo aleancë të krijuar, qoftë me PD apo me PS.

Zgjedhjet janë afër, disfata e radhës e PD është edhe më afër. Një parti e përçarë po hyn në zgjedhje pa asnjë program, por duke u fokusuar në luftën e saj të brendshme. Tashmë këto zgjedhje nuk janë më një garë PD-PS, por një garë midis z.Basha dhe z.Berisha, garë nga e cila automatikisht fiton pala e tretë. Pasi shkatërruan përfundimisht një parti të keqformuar që në gjenezë, këta dy individë, të shnderruar në kamarierët perfektë të pushtetit, tani po ja servirin në pjatë Edi Ramës dhe 6 bashkitë e mbetura. Këto zgjedhje vendore duhet të jenë të fundit për këto dy fraksione pasi PD e tyre mëmë e ka mbyllur misionin e saj. Shqipëria meriton një opozitë të vërtetë, të pastër e të fortë e PD ka provuar të jetë gjithçka këto 8 vjet përveçse një opozitë e vërtetë, e pastër dhe e fortë. Ky vend meriton një demokraci të shëndoshë, humbjet e kohës me të njëjtët politikanë dhe luftërat e tyre për pushtet bien vetëm mbi kurriz të shqiptarëve.

Posaçërisht për Fjala.al

Të fundit

Merz po verifikon modelin italian të azilit me Shqipërinë

Kancelari gjerman Friedrich Merz e sheh të mundshme të zhvillohen procedura azili në vendet jashtë BE-së për të...

Ina Kollçaku prezanton partnerin: Çifti i ri rrëmben vëmendjen në rrjete sociale (Foto)

Një nga figurat e njohura, Ina Kollçaku, ka surprizuar ndjekësit duke ndarë për herë të parë momente intime me partnerin e saj. Nëpërmjet disa...

Arbana Osmani drejt rikthimit në ekran, këtë herë në një tjetër televizion

Pas largimit të bujshëm nga Top Channel dhe shkëputjes nga formati që e identifikoi për vite me radhë, Big Brother VIP, emri i Arbana...

Vota e diasporës/ Emigranti lë shënimin epik: Mungonte fleta e votimit (FOTO)

Një qytetar i përgjegjshëm, ka zgjedhur një mënyrë origjinale për të faktuar masakrën zgjedhore dhe për t`i treguar KQZ-së dhe të gjithëve se fletët...

“Në kërkim të makinës së ëndrrave”/ Këto janë modelet më të mira për t’i blerë në 2025-ën

Me kaq shumë modele të reja makinash të mbushura me veçori të përmirësuara sigurie dhe teknologji të zgjuar, zbulimi i automjetit më të mirë...

Lajme të tjera

Web TV