Zgjedhjet e 6 marsit/ Berisha shpalli kandidatët, reagon PD: Sali ‘Non-Grata’ dhe kandidatët e tij s’kanë lidhje me PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike ka reaguar pas publikimit nga ana e Komisionit të Rithemelimit të Sali Berishës të emrave të të gjitha kandidatëve që do t’i nënshtrohen primareve sipas tyre për të kandiduar në zgjedhjet e 6 marsit.

Sipas PD as Berisha dhe as emrat që ai ka publikuar s’kanë lidhje me demokratët dhe Partinë Demokratike.

“Partia Demokratike njofton gjithë simpatizantët dhe votuesit e saj se emrat e shpallur sot nga grupimi i Sali Non-Grates, nuk janë kandidatë të PD.  Me farsën e radhës, Berisha po përpiqet të dëmtojë PD për interesat e tij personale. Berisha mund të përdorë çdo njeri për hallin e ‘non gratës’ së tij, por as ai, dhe as ata nuk kanë më asnjë lidhje me Partinë Demokratike. Ky është përdorimi dhe mashtrimi i radhës që Sali Berisha u bën edhe atyre pak demokratëve që nuk e kanë kuptuar akoma hallin e tij”, thuhet në reagimin e PD.

Të fundit

​Mijëra kanadezë nënshkruajnë peticionin “për t’i hequr shtetësinë Elon Musk”

Mijëra njerëz kanë nënshkruar në mënyrë elektronike një peticion parlamentar që bën thirrje për revokimin e shtetësisë kanadeze për...

Prej gati 2 vitesh larg muzikës, çfarë ndodhi me Flori Mumajesin?

Ai i mungon prej kohësh muzikës shqiptare e skenës, por emri i tij mjafton për të trazuar ujërat në çdo lajm, me shpresën se...

Vape po vret të rinjtë që na kanë mbetur në Shqipëri! Flet mjeku

Në shumë vende evropiane kryesisht në Britani është shtuar numri i personave që paraqiten në spital si pasojë e përdorimit të “vape”. Ajo erdhi...

Një gjel në Britani këndoi 76 herë, gjobë prej 3000 £ për pronarin e tij

Një pronar gjeli është urdhëruar të paguajë mbi 3000 paund pasi fqinjët janë ankuar vazhdimisht për këndimin e tij të vazhdueshëm. Oficerët nga Këshilli i...

Balla takim me emigrantët shqiptar në Prato: Diaspora do t’i japë PS fitoren më të madhe

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla zhvilloi një takim me bashkëatdhetarë që punojnë dhe jetojnë në Prato në rajonin e Toskanës...

Lajme të tjera

Web TV