Alarmi i NATO-s: Ja kur mund ta nisë Rusia sulmin ndaj Ukrainës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Stërvitja e madhe që Rusia do të zhvillojë sot mund të jetë një “mbulesë” perfekte për të nisur goditjen ndaj Kievit. Është ky shqetësimi më i fundit i gjeneralëve të NATO-s. Lajmi bëhet i ditur nga The Sun, e cila citon burime të Mbretërisë së Bashkuar, të cilat i cilësojnë si shqetësuese fotografitë ku duken rreth 35 mijë trupa ruse në Bjellorusi.

Britania po dërgon varka me armë, avionë dhe 1000 trupa të tjera për të përforcuar vijën e parë të NATO-s – por Sekretari i Jashtëm Liz Truss këmbënguli se ishte “shumë e pamundur” që forcat e Mbretërisë së Bashkuar të luftonin me mbrojtësit e Ukrainës kundër çdo pushtimi rus.
Kryeministri Johnson do të mbajë bisedime të vështira me Putinin ndërsa stërvitja në Bjellorusi fillon me skuadrilje avionësh luftarakë Su-35, bateritë e mbrojtjes ajrore S400 dhe autokolona tankesh luftarake.

Shefi i Këshillit të Sigurimit të Rusisë këmbënguli dje se “ne nuk duam luftë”. Zyrtarë të lartë të inteligjencës perëndimore thanë se stërvitjet në Bjellorusi do ta lejonin Rusinë të fluturonte drejt jugut me zero njoftim nëse Putini jepte urdhrin. “Ata do të jenë shumë afër kufirit, shumë afër kryeqytetit dhe do të mbulojnë të gjitha afrimet,” tha ai.

Një këshilltar i lartë i NATO-s tha se Putin rrezikonte të zemëronte Kinën nëse fillon një luftë gjatë Lojërave Olimpike të Pekinit, nga 4 deri më 20 shkurt. Faza e parë e stërvitjeve do të shohë ushtarët rusë të përballen me një sulm të simuluar përpara se të nisin një kundërofensivë të madhe në fazën e dytë, nga 10-20 shkurt.

Të fundit

12 ditë aksion për sigurinë ushqimore, bllokohen mbi 76 ton mallra

Në vetëm 12 ditë nga nisja e aksionit për formalizimin e tregut bujqësor e blegtoral dhe garantimin e sigurisë...

Pse barku me muskuj është gjëja më pak radikale në transformimin e Sacha Baron Cohen

nga Stuart Heritage Ka një ritual që pothuajse çdo aktor komik e përjeton gjatë karrierës së tij. Pas vitesh – ndonjëherë dekadash – ndërtimi të...

Si ndikon mikroplastika në trupin tonë!

Mikroplastikat janë zbuluar tashmë jo vetëm në gjak, qumësht gjiri apo organe të ndryshme, por edhe në kockat tona. Pyetja kryesore që shtrohet është:...

Klajdi Musabelliu: BBV më riktheu në skenë. Për mua është një adoleshencë e dytë!

Këngëtari i njohur, Klajdi Musabelliu, ka dhënë një intervistë për emisionin “Pushime On Top” me Eni Shehun. Ai foli për periudhën pas daljes nga...

Alimehmeti pasardhës i Sali Berishës? Ja si përgjigjet ish-kandidati demokrat

Ilir Alimehmeti, në studion e “ÇdoKënd” me Merita Haklajn, në a2 cnn, u pyet nëse do të përfshihej në një garë të mundshme për...

Lajme të tjera

Web TV