Rama publikon pamjet: Si do të jetë Baza Ajrore e NATO-s në Kuçovë (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje se si do të bëhet Baza Ajrore e Kuçovës.

Rama theksoi se kjo Bazë Ajrore i jep vendit tonë një peshë të re strategjike në sigurinë evropiane.

“Ja si do të jetë Baza Ajrore e Kuçovës, e cila i jep vendit tonë një peshë të re strategjike në skakierën e sigurisë evropiane”, theksoi Rama.

“Nis investimi në Bazën ajrore të Kuçovës. Baza e Kuçovës do të shndërrohet në një bazë taktike të NATO-s. Ky investim rrit rëndësinë strategjike të vendit tonë”, thuhet në videon e publikuar nga Kryeministri Rama.

“Punimet parashikojnë ndërtimin e depove të armatimit, depot e karburantit, stacionit kundër avarive dhe zjarreve, rindërtimin e pistës dhe kullës së kontrollit”, theksohet më tej në video.

“Qeveria shqiptare mbulon shpronësimin, rrethimin e bazës, ndërtimin e rrugëve lidhëse si dhe linjat tërësisht të reja të energjisë elektrike, ujit dhe telefonisë”, thuhet në video.

Investimi në këtë bazë arrin vlerën e rreth 45,8 milionë eurove dhe punimet parashikohet të përfundojnë në vjeshtën e vitit 2023.

Të fundit

Gara në sektorin teknologjik/ “Meta” lëshon aplikacion falas të inteligjencës artificiale

Meta, kompania mëmë e platformës Facebook ka bërë të ditur se ka lëshuar një aplikacion falas të pavarur të...

Oreksi i Italisë për dru nxit krizën e pyjeve në Shqipëri

Shqipëria ka humbur rreth 6.5% të sipërfaqes së saj totale pyjore gjatë 20 viteve të fundit. Kërkimet tregojnë se moratoriumi i vendosur nga vendi...

Milionerët e opozitës

Nga ARTUR  AJAZI Flasin dhe akuzojnë, sulen dhe premtojnë, por harrojnë se populli i njeh mirë. Harrojnë se shqiptarët i dinë kësaj opozite edhe “dhëmbët...

Mbi 1400 vrasje nga janari në qytetin meksikan/ Ekzekutohet anëtari i këshillit bashkiak

Një tjetër akt dhune tronditi qytetin Teocaltiche në Meksikë, pasi Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Bashkiak, José Luis Pereira, u qëllua për vdekje teksa...

Presidenti Begaj takon komunitetin shqiptar në Poloni! Në fokus rëndësia e bashkëpunimit

Presidenti Bajram Begaj, shfrytëzoi vizitën e tij në Poloni në kuadër të pjesëmarrjes në Samitin e Iniciativës së Tri Deteve për t’u takuar më komunitetin...

Lajme të tjera

Web TV