Soros bën thirrje për ndryshimin e regjimit në Kinë: Presidenti Jinping, kërcënimi më i madh me të cilin përballemi sot

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Miliarderi liberal George Soros bëri thirrje për zëvendësimin e presidentit kinez Xi Jinping të hënën, duke krahasuar Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit 2022 me Lojërat Olimpike të vitit 1936 në Gjermaninë naziste.

Në një fjalim të mbajtur në Institutin konservator Hoover, Soros e quajti Kinën “shtetin autoritar më të fuqishëm në botë” dhe “kërcënimin më të madh me të cilin përballen sot shoqëritë e hapura”.

Soros pohoi se Kina, “si Gjermania në 1936”, do të “përpiqet të përdorë spektaklin” e Lojërave Olimpike të ardhshme të Pekinit “për të shënuar një fitore propagandistike për sistemin e saj të kontrolleve të rrepta”.

Ai gjithashtu e quajti presidentin Jinping “një besimtar të vërtetë në komunizëm”, ndryshe nga ish-udhëheqësi kinez Deng Xiaoping, i cili prezantoi reformat e tregut të lirë dhe paralajmëroi se “Mao Ce Duni dhe Vladimir Lenini janë idhujt e tij”.

Soros e përfundoi fjalimin e tij me një thirrje për ndryshimin e regjimit në Kinë, duke i bërë jehonë linjës aktuale të shumë konservatorëve amerikanë, të cilët gjithashtu kundërshtojnë udhëheqjen e Xi Jinping.

“Ka shpresa se Xi Jinping mund të zëvendësohet nga dikush më pak represiv në vend dhe më paqësor jashtë vendit”

“Kjo do të largonte kërcënimin më të madh me të cilin përballen shoqëritë e hapura sot dhe ato duhet të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për të inkurajuar Kinën që të lëvizë në drejtimin e dëshiruar” , deklaroi miliarderi.

Lexo edhe :  Zgjidhet Presidenti i ri i Greqisë

Soros është themeluesi dhe kryetari i Fondacionit të Shoqërisë së Hapur, i cili mbështet kauzat liberale dhe të krahut të majtë në SHBA dhe në mbarë globin, duke përfshirë kështu lëvizjen “Black Lives Matter” dhe reformat e emigracionit. Ai ka treguar gjithashtu një interes në garat e avokatëve të qarkut në SHBA, duke investuar miliona në këto gara, me disa nga këta kandidatë të mbështetur nga Soros që tani mbikëqyrin ndjekjen penale në qytetet kryesore të Amerikës.

Të fundit

Jul Deda: “BBV është si ushtri, të mbetet në mendje gjithë jetën”!

I ftuar në pjesën e dytë të emisionit “Pardon My French” me Jonida Aliçkolli dhe Lei Kraja ka qenë...

Djali i Elon Musk në Zyrën Ovale të Trump, vogëlushi merr vëmendjen në Shtëpinë e Bardhë

Elon Musk, miliarderi i njohur i teknologjisë, së fundmi mori pjesë dje në një takim në Shtëpinë e Bardhë, ku u shoqërua nga djali...

Deputeti i PD bën lëmsh emrat në Kuvend: U vranë Fadil Nasufi dhe Lulzim Basha!

Deputeti i PD-së, Asllan Dogjani tha sot se 2025 ka nisur me një numër të madh vrasjes, duke i renditur një nga një. Por teksa...

Rama në Durrës/ Kryeministri do të vizitojë në paraburgim kryebashkiakun Veliaj

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë drejt Durrësit, teksa ABC News mëson se do të mbërrijë në orën 13:00. Rama do të shkojë në paraburgimin...

Alarm i ‘kuq’/ Paralajmërohen stuhi, vendi përgatitet për përmbytje

Autoritetet në Kaliforni kanë lëshuar një paralajmërim për një lumë atmosferik që kërcënon të sjellë reshje të dendura shiu, erëra të forta dhe përmbytje...

Lajme të tjera

Web TV