Pesë artikuj që duhet patjetër t’i eliminojmë nga menyja e drekës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shpesh gjatë orarit të punës, për shkak se punët duhet t’i kryejmë shpejt dhe për shkak të vëllimit, marrim për të ngrënë ndonjë kafshatë e cila na ndodhet “më afër” dhe na duket “më e lehtë”, shpesh duke menduar që i bëjmë mirë shëndetit tonë. Nëse dëshironi të hani shëndetshëm, lexoni deklaratat në produkte dhe informohuni për prejardhjen e disa artikujve. Megjithatë, gjërat nuk janë gjithmonë ashtu siç duken.

  1. Smoothie pemësh

Vetëm për shkak që përmbajnë shumë pemë, nuk do të thotë që smoothiet janë të shëndetshme. Paketimi industrial i atyre pijeve “të shëndetshme” është plot kalori dhe sheqer. Gjysmë litri smoothie pemësh mund të ketë edhe deri në 50 gramë sheqer, gjë që është e ngjashme me sasinë e njëjtë të pijeve me gaz, andaj do të ishte më mirë që vetë ta përgatisni pijen tuaj të pemëve.

  1. Drithërat

Në 200 gramë drithëra mund të ketë dhjetëra gramë sheqer dhe deri në katër gramë yndyrë. Ushqimi i bazuar në përqendrimin e lartë të sheqerit dhe në pak albumina mund të çojë deri në rënie të energjisë dhe sulme të vrullshme të urisë. Në vend të kësaj, zgjidhni fjolla nga drithërat integrale të cilat trupit i japin më shumë energji dhe kombinoni me burimet e mira të proteinave siç është jogurti.

  1. Pijet energjike

Pijet energjike janë bërë të zakonshme si zgjedhje e parë te aktivitetet fizike dhe shkuarja në palestër. Mirëpo, ato pije janë plot sheqer, të cilat japin energji afatshkurtër pas ushtrimeve. Studimet e reja thonë që pirja e ujit është zgjedhje shumë më e mirë për kompensimin e lëngjeve për shkak të djersitjes, ndërkaq muskujt e lodhur i ushqeni me 20 gramë proteina.

  1. Ushqimi i zvogëlimit të yndyrave
Lexo edhe :  2008 – Michael Phelps, njeriu që sfidoi kufijtë e njeriut në pishinën olimpike

Artikujt dietalë, përkatësisht ushqimi industrial, me sasinë e zvogëluar të yndyrave nuk i kontribuojnë humbjes së kilogramëve as përmirësimit të gjendjes shëndetësore të individit. Kryesisht fjala është për trukun e marketingut. Bashkë me këtë, yndyrat janë të domosdoshme për organizmin e njeriut, ndërkaq posaçërisht ato të cilat vijnë nga burimet e mira siç janë frutat arrore, peshku dhe avokadoja.

  1. Ushqimi pa luten

Nëse nuk vuani nga celiakia, shanset janë të vogla që në ushqim t’ju dëmtojë gluteni. Ushqimi pa këtë proteinë e cila zakonisht gjendet në grurë, elb dhe tërshërë, është bërë trend ushqimor dhe burim gjithnjë e më i madh i fitimit në botë.

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV