Dënimi i Saimir Tahirit, Erion Braçe: Pabarazi! Në burg përjetë duhet të ishte Sali Berisha për ’21 janarin’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, përmes rrjeteve sociale ka ironizuar reagimin e ish-kryeministrit Sali Berisha për dënimin me 3.4 vite burg ndaj Saimir Tahirit.

Berisha tha se vendimi për ish-ministrin e Brendshëm është qesharak dhe se në çdo vend normal s’mund të ishte kurrë nën 42 vite burg.

Por deputeti i PS, i kujton ish-kryeministrit Berisha se katër protestues janë vrarë më ’21 janar’ 2011 në bulevard, por asnjë nuk është burgosur.

Kujtojmë se asokohe Sali Berisha ishte kryeministër ndërsa Lulzim Basha ministër i Brendshëm.

Braçe i quan katër pushkatime, dhe për këto duhet të kishte katër burgime përjetë.

“Në çdo vend normal, çdo pushkatim, një burgim i përjetshëm. Katër pushkatime, katër burgime përjetë. Sot nuk ka asnjë në burg. Minimumi është pabarazi, pandëshkueshmëria po e po.”-shkruan Braçe.

Pas një seance maratonë GJKKO e dënoi Saimir Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’. Por me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 3 vite e 4 muaj burgim. Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”.

Të fundit

“Po krijoni një furtunë”/ Gogu: Doni apo s’doni anulimin e gjobave do ta bëjmë ligj

Ka nisur me debat seanca e sotme, ku po diskutohet në lidhje me anulimin e gjobave për ndërtimet pa...

BE paralajmëron rënie të ekonomisë në 2025, cilat janë 10 shtetet më “problematike”

Midis trazirave politike, disa të dhënave të dobëta ekonomike dhe paralajmërimeve për mungesën e potencialit të saj të rritjes, Evropa pati një vit të...

Ambasadori Gonzato: SPAK-u, sinonim i suksesit në Shqipëri

Në 5 vjetorin e themelimit të SPAK-ut, ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato, e cilësoi Prokurorinë e Posaçme si një element kyç të reformës në...

Ka një arsye pse edhe njerëzit më të zgjuar bien pre e mashtrimeve

Nuk jeni naiv, psikologjia e manipulimit është shumë reale. Mashtruesit dhe ata që bëjnë hile kanë ekzistuar gjithmonë, por teknologjia ka bërë që të jetë...

“Jemi përballur me kërcënime ndaj nesh e familjarëve”/ Dumani: Kanë tentuar të na minojnë

Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani është shprehur se prokurorët e posaçëm gjatë punës së tyre janë përballur me kërcënime, si ndaj tyre, ashtu edhe...

Lajme të tjera

Web TV