Kanos me armë zjarri dhe qëllon drejt nënës së tij, parandalohet krimi në Lushnjë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lushnjë

Kanosi me armë zjarri dhe qëlloi drejt nënës së tij, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçari (i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje).

Shpallet në kërkim edhe shoku i tij pasi gjatë kontrollit në banesë ju gjet një armë zjarri pistoletë dhe lëndë narkotike.

Sekuestrohen 2 armë zjarri pistoletë, fishekë luftarak dhe lëndë narkotike cannabis sativa.

 

 

Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Dushk, një shtetas ka kanosur për të vrarë nënën e tij si edhe ka gjuajtur me armë zjarri në oborrin e banesës, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnje, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

41-vjeçari E.K, porsa ka parë shërbimet e Policisë është larguar menjëherë, por pas ndjekjes nga shërbimet e Policisë është lokalizuar në një lokal në fshatin Dushk, Lushnjë, dhe falë ndërhyrjes me profesionalizëm, u bë neutralizimi në kohë i tij dhe sekuestrimi i armës së zjarrit pistoletë me fishekë në fole gati për qitje dhe një krëhër me fishekë luftarak.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga Policia, u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit A. Z., me të cilën autori shoqërohej. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A. Z., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, 46 fishekë luftarak dhe një sasi me lëndë narkotike cannabis sativa e ndarë në 31 doza.

Në përfundim të veprimeve, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. K., 41 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Kanosja”, si edhe shpallën në kërkim dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. Z., 65 vjeç, banues në Dushk, Lushnjë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Lexo edhe :  Shpërndate kokainë në diskot e natës në Tiranë/ Arrestohet në flagrancë 26-vjeçari

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme

Të fundit

Donald Trump luftë frontale Kinës, rrit me 104% tarifat

Presidenti Donald Trump do të vendosë një tarifë shtesë prej 84% në të gjitha importet kineze të mërkurën, njoftoi...

Europol vlerëson Policinë Shqiptare: Progres në luftën kundër krimit të organizuar

Luftën kundër krimit të organizuar nëpërmjet hetimeve financiare dhe rikuperimit të aseteve. Platforma EMPACT kundër kërcënimeve kriminale. Lufta kundër migracionit të parregullt dhe menaxhimi...

‘Komisar Dritan Lame më ka dhunuar’, rrëfehet Nuredin Dumani

Nuredin Dumani, i cili mban edhe statusin e të penduarit të drejtësisë ka folur në seancën e kësaj të martë në GJKKO, ku i...

Kush është miliarderi, nga 500 më të pasurit e botës që i shpëtoi tarifave të Trump?

Warren Buffett është i vetmi nga 500 miliarderët më të pasur në botë që ka përfituar financiarisht nga tarifat e Presidentit Donald Trump, të...

Piramida 25 metra nën ujë mund të rishkruajë historinë e botës

Një strukturë misterioze nënujore pranë ishujve Ryukyu të Japonisë po sfidon njohuritë tona për historinë e qytetërimeve të lashta. E njohur si Monumenti Yonaguni,...

Lajme të tjera

Web TV