Hetimi Parlamentar/ Rama, Ahmetaj dhe Gjiknuri, dëshmitarë për inceneratorët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e Komisionit Hetimor Parlamentar për inceneratorët, Jorida Tabaku, tha se të tre drejtuesit e lartë të qeverisë dhe PS-së do të thirren në komision.

 Kryeministri Edi Rama, zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe drejtues të tjerë të lartë do të dëshmojnë në ditët në vijim në Komisionin Hetimor për inceneratorët. Në mbledhjen e së hënës, anëtarët e komisionit miratuan pas 3 muajsh planin e hetimit, i cili parashikon thirrjen e 28 dëshmitarëve, brenda 25 shkurtit. “Të gjithë anëtarët kanë marrë planin e hetimit, fillon të nesërmen dhe përfundon më 25 shkurt. Nesër do të bëjmë një seancë për të prezantuar dosjen e Fierit dhe pas seancës anëtarët kush ka dëshirë të shkojë ta vizitojë inceneratorin e Fierit. Thirrja e dëshmitarëve do të fillojë më 14 shkurt deri më 18 shkurt. Nga 21-23 shkurti do të thërriten për të dëshmuar Edi Rama, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, Erion Veliaj, Engjëll Agaçi”, tha kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku. “Me kënaqësi po them që mbas tre muajsh do të fillojmë të thërresim dëshmitarë për çështjen e inceneratorëve”, tha ajo. Tabaku tha në një konferencë për mediat se Edi Rama, Ahmetaj dhe Gjiknuri kanë konfirmuar pjesëmarrjen. “Ju keni qenë të gjithë prezent dhe dëshmitarë për bllokimin që ka pasur ky Komision Hetimor. Nuk kam dëshirë fare as të ankohem, as të qahem dhe të them që nuk më kanë nisur këtë shkresë dhe atë shkresë se unë në burime zyrtare dhe jozyrtare kam arritur që t’i marr shkresat. Por ju keni reflektuar qartësi që pjesa më e madhe e institucioneve nuk kanë kthyer përgjigje dhe nuk e kanë kryer detyrimin e tyre ligjor. Pavarësisht kësaj, kjo nuk na pengon asnjërin nga ne të vazhdojmë me planin e hetimit. Komisioni i Inceneratorëve një fitore të vogël e ka. Sot Lefter Koka është në burg”, tha Tabaku në një konferencë për mediat në përfundim të mbledhjes së komisionit. Për procedurat e tenderit në përzgjedhjen e kompanisë fituese për inceneratorin e Fierit, është arrestuar me urdhër të SPAK, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, si dhe janë shpallur në kërkim dy administratorët e kompanisë, Klodian Zoto dhe Stela Gugallja. Deputetja Jorida Tabaku tha se tre personat e shpallur në kërkim, Klodian Zoto, Klodian Mirel Mërtiri dhe Stela Gugallja, nuk dihej ku t’i dërgohej shkresa, e kësisoj këto emra janë zëvendësuar me administratorët e inceneratorëve. “Unë nuk dua të bëj politikë, boll kam bërë. Sot lajmi i mirë të mbetet thërritja e dëshmitarëve. Dua të bëj një sqarim, pjesë e listës së dëshmitarëve është Lefter Koka. Ai është përpara derjtësisë, nuk besoj do të jetë e mundur të thërrasim atë, ne do e dërgojmë shkresën. Janë edhe tre persona të shpallur në kërkim, Klodian Zoto, Klodian Mirel Mërtiri, Stela Gugallja. Për të tre nuk dimë ku t’i dërgojmë shkresat, por zonja Zhupa tha t’ia dërgojmë administratorëve dhe ne ato i kemi zëvendësuar”, tha Tabaku. Hetimi për Inceneratorët ishte një prej kushteve të Partisë Demokratike për të votuar nnë Parlament nismën e Partisë Socialiste për zgjatjen e Vettingut.

Të fundit

Kuvendi shkarkon nesër kreun e Këshillit Drejtues të RTSH, Leka Bungo dhe anëtarët

Kuvendi do të shkarkojë nesër në seancë plenare anëtarët e Këshillit Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar. Me votat e deputetëve...

SHBA/ Çmimet në janar shënuan rritjen më të madhe në këto 18 muajt e fundit

Në janar, çmimet për konsumatorët në SHBA shënuan rritjen më të madhe që nga gushti i vitit 2023, duke u rritur me 0.5%. Kjo rritje...

Pas rreth 7 orësh seancë për Erion Veliajn, GJKKO tërhiqet për vendim

Përfundon pas 6 orësh seanca gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurisë, gjyqtari Erjon Bani tërhiqet për vendim. Të fundit që parashtruan argumentet e...

Greqia zgjedh presidentin e ri

Parlamenti i Greqisë zgjodhi ish-kryetarin e tij, Konstandinos Tasoula, si president të vendit të mërkurën, duke miratuar kandidaturën e nominuar nga qeveria konservatore për...

Veliaj në sallën e gjyqit/ Mbështetësit e tij rikthehen sërish para SPAK-ut

Një numër qytetarësh janë paraqitur sërish pasditen e kësaj të mërkure pranë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Teksa brenda...

Lajme të tjera

Web TV