Institucioni i Presidentit ka publikuar sot përgjigjet për 72 pyetjet e Gjykatës Kushtetuese, e cila një ditë më parë u tërhoq për vendim dhe brenda 30 ditëve pritet të publikojë vendimin e arsyetuar për shkarkimin ose jo të Kreut të Shtetit.
Këshilltari i tij, Tedi Blushi me anë të një postimi në Facebook thotë se për shkak të manipulimit të provave nga ana e Kuvendit u bë e pamundur transparenca e plotë që ditën e djeshme.
“Në funksion të transparencës para të gjithë qytetarëve, sot në ora 09:00, në faqen zyrtare të Institucionit të Presidentit të Republikës do të publikohen përgjigjet për 72 pyetjet e Gjykatës Kushtetuese.
Na falni për vonesën prej 24 orësh, por ngjarja skandaloze e faktuar e manipulimit mafioz nga Kuvendi të provave kundër Presidentit të Republikës na e pamundësoi transparencën e plotë dje”, shkruan Tedi Blushi. LEXO PERGJIGJET KETU