Duka nuk ka rival vetëm Shakohoxhën, zyrtarizohen kandidaturat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme në ambientet e FSHF-së u bë verifikimi i propozimeve të kandidatëve për President të FSHF-së. Përveç Armando Dukës që ishte një nga kandidaturat që dihej dhe Dritan Shakohoxha që pritej, por kandidat është edhe Sulejman Starova.

Gjithashtu janë bërë verifikimet edhe për anëtarë të Komitetit Ezekutiv të Federatës së Futbollit që janë plot 12 kandidatura.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Federata Shqiptare e Futbollit në faqen e saj zyrtare.

“U zhvillua ditën e sotme mbledhja e Komisionit të Verifikimit, që kishte në axhendë verifikimin e ligjshmërisë së propozimeve dhe integritetin e kandidatëve të propozuar për President dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Në përfundim të mbledhjes, që erdhi një ditë pas përfundimit të afatit për depozitimin e kandidaturave për postin e Presidentit të FSHF-së dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv, pasi u shqyrtuan propozimet e sjella nga anëtarët, rezultoi se për postin e kandidatit për President të Federatës Shqiptare të Futbollit kanë marrë numrin e propozimeve të nevojshëm personat e mëposhtëm:

Armand Duka, Dritan Shakohoxha, Sulejman Starova

Kandidatët për anëtar të Komitet Ekzekutiv të FSHF janë 12, të cilët kanë marrë numrin e nevojshëm të propozimeve për të qënë zyrtarisht në garë, sëpaku 2 propozime, janë personat e mëposhtëm:

Abdyl Kuriu, Anila Basha, Arben Dervishaj, Bardhyl Jera, Envi Hicka, Ermal Tahiri, Ervin Canollari, Gjergji Petro, Lutfi Nuriu, Pano Xhixho, Vasil Bicaj, Ylli Ҫekiҫi.

Komisioni i Verifikimit është organi përgjegjës për organizimin dhe mbikëqyrjen e procesit zgjedhor në përputhje me Rregulloren e Asamblesë së FSHF-së dhe kryerjen e kontrollit të integritetit, i miratuar në Asamblen e Përgjithshme të FSHF-së”.

Të fundit

Fadroma në ndërtimin pa leje të ish-gjyqtares Fetahu e lidhur me bandat

Pak kohë më parë në emisionin “Stop” u tregua sesi ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu që u provua të...

Nga kosi te kokoshkat/ Ushqimet e shëndetshme të cilat mund të konsumoni gjatë darkës

Të gjithë e kemi përjetuar atë ndjenjën e urisë gjatë orëve të vona të natës. Fatkeqësisht, të ngrënit vonë shpesh lidhet me shtimin në...

Mjekët paralajmërojnë/ Mos e injoroni këtë simptomë të ftohjes nëse zgjat më shumë se..

Dr. Shireen ka paralajmëruar se një kollë e vazhdueshme për më shumë se tre javë nuk duhet të neglizhohet. Edhe pse simptomat e ftohjes,...

Po zien rrjeti! Ledion Lico bënë veprimin e papritur me unazën e martesës (Foto)

Në vitin 2018, Liço u martua me Sara Hoxhën, bashkëpronare e Top Medias, dhe së bashku kanë tre fëmijë. Çifti duket të kenë jetë të...

Administrata Trump pezullon disa programe që u japin leje qëndrimi imigrantëve!

Administrata e Presidentit Donald Trump ka pezulluar disa programe të posaçme për disa grupe emigrantësh. Në bazë të vendimit agjencia federale ‘Shërbimet për Shtetësi dhe Emigracion të...

Lajme të tjera

Web TV