Shqiptarët që ndërtuan Stambollin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kur viziton Stambollin mbushesh me krenari shqiptare. Në ato xhami të bukura që sundojnë kryeqendrën e Turqisë nuk ke si të mos ndiesh dorën e arkitektëve shqiptarë. Të atyre njerëzve të ditur që jo vetëm udhëhoqën Perandorinë Osmane por i dhanë dhe frutin e diturisë së tyre arkitekturës së këtij qyteti ndër më të bukurit në botë. Vepra e këtyre shqiptarëve të mëdhenj të frymëzon. Edhe pse dilema që ata s’bënë asgjë për Shqipërinë mbetet një dilemë tronditëse. Por i tillë ishte fati i shqiptarit ndër shekuj. Truri dhe krenaria e tij gjithnjë emigruan jashtë kufijve të atdheut amë për të dhënë kontribut në vende të tjera.

Por le të mbetemi tek vepra e këtyre arkitektëve që mbetet e mahnitshme për të na brejtur disi krenaria shqiptare. Ndër arkitektët më të njohur të perandorisë osmane është ai që hyri në histori si Arkitekt Sinani

Mimar Sinani lindi në vitin 1490 dhe vdiq në vitin 1588.

Sipas të dhënave që jep për të Sami Frashëri thuhet se ai lindi në Qesarat, në fshatin Sinanaj të rrethit të Tepelenës, ku kaloi fëmijërinë e tij dhe iu nënshtrua ligjeve të Devshirmesë. Do të rekrutohet fillimisht si jeniçer dhe do të bëjë karrierë ushtarake.

Jeta e tij ishte me të vërtet e çuditshme. Do ta fillonte dizajnin në moshën 50 vjeçare. Ai la trashëgimi 364 vepra artistike dhe të gjithë artistët e Rilindjes italiane mësuan nga ai. Gjeramënt nuk sulmuan Stambollin gjatë luftës së Dytë Botërore nga frika e shkatërrimit të artit të tij të bukur.

Ndër veprat që i kanë rezistuar kohës dhe që njihen të projektuara e të ndërtuara nga dora e tij janë 400 vepra mbrojtëse ushtarake, 84 xhami të mëdha, 58 xhami të vogla, 7 spitale, 22 mauzoleume, 17 streha për të varfër, 5 rrjete ujësjellësash dhe shumë vepra të tjera publike.

Lexo edhe :  6 Shkurt 1943/ Musolini shkarkon dhëndrin e tij, Ciano, nga posti i Ministrit të Jashtëm

Po vepra e tij më e mahnitshme është xhamia “Sulejmanie” të cilën e ndërtoi për shtatë vjet, dhe ia kushtoi sulltan Sulejmanit.

Edhe nxënësi i tij, arkitekt Kasemi do të hynte në historinë e arkitektëve të mëdhenj të Turqisë. I lindur në fshatin Grëmsh të krahinës së Tomoricës ai do e kalojë rininë e parë në Berat dhe më pas i ati do e dërgojë në Stamboll për studime profesionale. Do bëhej asistent pranë arkitekt Sinanit dhe Sedefqar Mehmet Elbasanit. Ndërtoi xhaminë e re të Stambollit dhe la dhe shumë vepra të tjera.
Në historinë e arkitekturës së Stambollit do të hynte dhe një shqiptar tjetër nga Elbasani, Sedfqar Mehmet Agai. Pasi kreu studimet në Rumeli dhe Lindje të Mesme në vitet 1597-1598 ai ishte drejtor i krojeve të Stambollit, ku shërbeu 8 vjet. Më 1606 u bë kryearkitekt, ndërtoi dhe zbukuroi mjaft faltore dhe pallate. Kryvepra e tij është Xhamia Blu.

Të fundit

Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, partia e Albin Kurtit kryeson me 46.91%

Ka përfunduar para pak minutave numërimi i votave të rregullta në Prishtinë, një ditë pas zgjedhjeve. Sipas rezultateve nga Komisioni...

Incidentet në derbi, Federata Shqiptare e Futbollit: Mungesë përgjegjësie nga Policia

Federata e Futbollit dëshiron të sqarojë opinion publik në lidhje me sjelljen dhe qëndrimin e Policisë së Shtetit në ndeshjen e kategorisë “Abissnet Superiore”,...

Neuronet e reja tek të rriturit mbrojnë kundër rënies njohëse

Truri juaj ende mund të prodhojë neurone të reja kur jeni i rritur. Por si kontribuon lindja e rrallë e këtyre neuroneve të reja...

Chris LaCivita është strateg fushate, jo magjistar që t’u sigurojë votat

Dardan Malaj Strategu i fushatës së Trump Chris LaCivita do të bëjë piarin e fushatës së opozitës në Tiranë! Ok, veç dy gjëra duhen thënë. E para, nëse...

Arrestimi i Erion Veliajt, Pandeli Majko: Ndihem në pozitë të vështirë

Pandeli Majko komentoi sot në Kuvendin e Shqipërisë arrestimin e kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Majko tha se ashtu sikur se shumë kolegë, edhe...

Lajme të tjera

Web TV