Basha: Anulimi i ligjit për Arsimin e Lartë, pika e parë në programin e PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u drejtoi në instagram qytetarëve pyetjen se cili do të ishte vendimi i parë që do merrnin nëse do të ishin vetëm një ditë në krye të Ministrisë së Arsimit. Pasi dëgjoi prej tyre përgjigjen se anulimi i ligjit për Arsimin e Lartë do të ishte ndër kryesoret, shkruan: “anulimi i ligjit për arsimin e lartë është edhe pika e parë në programin e Partisë Demokratike

Basha premton se do të punojë për financimin e shkollave dhe universiteteve për të krijuar kushte më të mira për studentët, me kushte dinjitoze dhe më pas me paga më të larta në punë.

Jam shumë i befasuar që vetëm brenda pak orësh mijëra prej jush ndjekës në instagram i jeni përgjigjur pyetjes se cili do të ishte vendimi i parë nëse do të t’ju besohej drejtimi i Ministrisë së Arsimit. Mes mijëra sugjerimeve dhe propozimeve spikat anulimi i ligjit për arsimin e lartë. është pika e parë e programit tim, programit të PD për arsimin e lartë.

Sugjerimet e tjera kanë të bëjnë me shtimin e financimeve për shkollat dhe universitetet dhe në veçanti në krijimin e kushteve më të mira në universitete, që studentët të dalin në tregun e punës me kushte dinjitoze dhe paga të larta.

Ju falënderoj nga zemra që bashkëbiseduat me mua sot në Instagram dhe shpresoj ta vijojmë këtë formë të shprehjes së problemeve që janë për ju.”- thotë Basha.

Të fundit

Serbëve nuk u del inati me gazetarin shqiptar: Na spiunoi në stërvitje

Pas konferencës për shtyp ku morën pjesë trajneri serb Dragan Stojkoviç dhe kapiteni Aleksandar Mitroviç, ekipi serb u fut...

Publikohet raporti: Elon Musk shkurtoi 59 mijë vende pune që nga janari

Elon Musk ishte një person kyç brenda Shtëpisë së Bardhë, pasi arriti shkurtonte 59 mijë vende pune që nga janari, kur Donald Trump u...

“Më jepni 100 euro për biçikletat”, shqiptari kërcënon çiftin me kaçavidë

Pasi dështoi të vidhte biçikletat e parkuara në banesën e një çifti në Via della Visitazione të Trentinos, vendosi t'i kërcënonte me kaçavidë në...

Përmbyten 2 banesa në fshatin Xhyherinë të Vlorës

Dy banesa janë përmbytur pasditen e se premtes në fshatin Xhyherinë të Vlorës. Sipas burimeve për A2 CNN, bëhet me dije se dy banesat janë...

Pensionistët rikthehen në universitet, qeveria: Do studiojnë për t’u punësuar

ë moshuarit nëse dëshirojnë do të shkollohen dhe për ata do të ndërtohet një universitet i posaçëm. Është kjo një iniciativë e qeverisë e...

Lajme të tjera

Web TV