‘Lista e zezë’/ SHBA: Rusia ka gati emrat që do të vriten dhe ata që do dërgohen në kampe!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë informuar kreun e OKB përmes një letre se kanë informacion të besueshme që tregon se Moska po përpilon një “listë të zezë” me ukrainas që duan të vrasin ose dërgojnë në kampe pas një okupimi ushtarak. Letra pretendon se planifikimi i Moskës pas pushtimit do të përfshinte tortura dhe vuajtje.

Paralajmërimi vjen pasi administrata Biden, mes javësh spekulimesh rreth synimeve të Presidentit Vladimir Putin në Ukrainë, tha në fund të javës së kaluar se lideri rus kishte vendosur të nisë një pushtim.

“Dëshiroj të sjell në vëmendje informacionin shqetësues të marrë së fundmi nga Shtetet e Bashkuara që tregojnë se po planifikohen shkelje dhe abuzime të të drejtave të njeriut si pasojë e një pushtimi të mëtejshëm,” thuhej në letrën e shkruar nga Bathsheba Crocker, ambasadorja e SHBA-së në OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare në Gjenevë.

Crocker thotë se në listën e zezë mendohet se janë të përfshirë disidentët rusë dhe bjellorusë në Ukrainë, gazetarë, aktivistët kundër korrupsionit, minoritetet fetare dhe komunitetin e LGBTQI.

Letra iu transmetua të dielën mbrëma zyrës së OKB-së për të drejtat e njeriut, OHCHR, në Zvicër.

Kremlini ka mohuar se planifikon të pushtojë Ukrainën dhe ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë perëndimore për përhapjen e dezinformatave për të destabilizuar rajonin.

Rusia ka grumbulluar rreth 150,000 trupa pranë kufirit të Ukrainës, ndërsa kërkon që Shtetet e Bashkuara të japin garanci se Ukraina nuk do të bëhet kurrë një anëtare e NATO-s, një kërkesë që Uashingtoni e ka refuzuar.

Të fundit

Dorëheqja e kupolës së PD dhe bashkimi i opozitës, urgjente për shërimin e demokracisë

Nëse llogarisim vetëm votat brenda Shqipërisë, pa përfshirë diasporën, rezulton se votat anti-Rama në zgjedhjet parlamentare të 11 majit...

Rudina Hajdari: Berisha është e shkuara, duhet të dorëhiqet

Rudina Hajdari është një ndër zërat e parë mes demokratëve që kërkon haptazi dorëheqjen e Sali Berishës nga drejtimi i Partisë Demokratike, pas rezultatit...

Zvicër, skiatorët gjenden të pajetë në mal, detajet e para

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Zvicër, ku pesë skiatorë kanë humbur jetën. Shërbimet e urgjencës ishin "alarmuar" një ditë më...

Incidenti në Mitrovicë, kreu i Policisë: Në qafën e serbit ishte vendosur bojë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në një konferencë për media pas incidentit të ndodhur në veri të vendit, ku njësitë...

Në Shqipëri nuk ka as tren bullgar, as tren kinez

Nga ARTUR AJAZI PD-ja futi një term aspak të kuptimshëm këto zgjedhje. Nuk e shpalosi gjatë fushatës, por e përdori ditën e votimit, dhe veçanarisht...

Lajme të tjera

Web TV