Beteja për mbetjet/ Komisioni hetimor dhe “gjelat” majë inceneratorëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy javët e fundit, beteja në selinë e Kuvendit ishte një duel me orë të zgjatura për hetimin e inceneratorëve. Politika nga të dyja kahët bërtet se fituan, ndërsa edhe raporti i hetimit parlamentar si shumë të tjerë do të dalë me dy versione.

Kush humbi dhe fitoi në këtë çështje ku përveç deklaratave politike, me interes janë gjetjet e SPAK-ut. Mbi përfundimet e komisionit por edhe zhvillimet në vijim, komentojnë për gazetën “Fjala”, analistët Lorenc Vangjeli, Plator Nesturi dhe Erald Shulla.

Nga Fernada Cenko

Dhjetë orët e dëshmisë së kryeministrit Edi Rama para Komisionit Hetimor Parlamentar për çështjen e inceneratorëve, ishin kapaku që iu vendos “tenxheres me çorbë” që u gatua për tre muaj në këtë komision. Politika bëri bilancet e saj, ku si përherë secila therret për fitore, pa e marrë kush përsipër “humbjen”. Në dy javë punime, opozita arriti të siguronte fakte në rrugë zyrtare dhe jo zyrtare por edhe të dëgjonte dëshmitarë që ju dorëzuan të vërtetës, të paktën nga formula e betimit. Bëhet fjalë për 430 milionë euro që sipas PD nuk justifikojnë invenstimin duke e kthyer përpunimin e mbetjeve një aferë korruptive. Por socialsitët e kanë kundërshtuar këtë, pasi sipas tyre, vlera e investimit për të tre inceneratorët është 100 milionë euro dhe çdo shtesë tjetër që nga opozita konsiderohet aferë, është pagesë që jepet për shërbimin e kryer në trajtimin e mbetjeve për 25 vitet e ardhëshme. Fakt është se çdo komision hetimor parlamentar i ngritur ndër vite jo vetëm që nuk ka përfunduar me sukses, por më shumë ka prishur punë duke e kthyer një çështje konkrete në plaçkë të brendshme dite që vishet e hidhet nga politika në koshin e mbetjeve. Të dyja palët bërtasin se fituan, por rreziku mbetet që të kenë fituar “plehrat” që hidhen rrugëve dhe mbetjet politike që bëjnë aferë të çdollojshme duke bërë pis edhe vetë mbetjet. Teksa çështja është ende ne hidhepritjen politike, Struktura e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) e ka çështjen në hetim ndërsa mban në qeli ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe shpalli në kërkim dy biznesmenët e lidhur me ndërtimin e inceneratorëve. Megjithatë ky komision si gjithë të tjerët do të dalin në dy raporte; një i Partisë Demokratike që do të “fundosë” investimin e inceneratorëve dhe Partia Socialiste e cila do ta konsiderojë një investim të rëndësishëm. Por a do të jetë ky raport një bazë për SPAK, i cili e ka nisur punën prej kohësh dhe ka thirrur njerëz të lidhur me tenderat për të dhënë versionin e tyre mbi ndërtimin e inceneratorëve? Si Rama në krye të herës, ashtu edhe Basha më së fundi po besojnë në drejtësinë e re që është në një sprovë të madhe, së pari me veten, publikun dhe pa lënë pas faktorin ndërkombëtar që ende ysht për të pasur rezultate. Mbi hetimin parlamentar për çështjen e inceneratorëve, përfshirjen e SPAK dhe pasojat që mund të vijnë më pas flasin analistët e Gazetës “Fjala”, Lorenc Vangjeli, Plator Nesturi dhe Erald Shulla.

Lexo edhe :  Çfarë përmbajnë ‘Tokat e Rralla’ të Ukrainës që janë aq të lakmuara nga Trump?

Lorenc Vangjeli: Komisioni Basha-Tabaku, aleati politik për të vërtetat alternative të Ramës

Plator Nesturi: Komisioni Hetimor nuk është debat televiziv

Erald Shulla: Opozita fitoi për inceneratorët, por edhe mazhoranca nuk humbi

Emili Bibolli: Çfarë mbeti nga paradokset e një komisioni për mbetjet?

 

 

Të fundit

Kush janë politikanët që iu është prerë bileta e arrestimit

Nën drejtimin e Altin Dumanit, SPAK ka ndërmarrë disa operacione të mëdha, duke vënë në pranga, politikanë, ish-politikanë dhe...

Ramazani fillon me gjysmëhënën. Pse koha zyrtare e fillimit mund të ndryshojë globalisht

Mund ta dish tashmë që rreth një e katërta e popullsisë së botës pritet të nisë Ramazanin këtë fundjavë, muajin e shenjtë islam që...

Vendi më i ftohtë në botë kërkon punëtorë, rroga minimale 35 mijë euro në vit!

British Antarctic Survey (BAS) ka publikuar disa oferta pune për të punuar në stacione të ndryshme kërkimore shkencore në Antarktidë. Këto pozita janë të parat...

Përse kaq shumë avionë po aksidentohen gjatë kohëve të fundit?! Flet HETUESI i njohur!

Një tjetër ngjarje alarmante në hapësirën ajrore amerikane ndodhi së fundmi në Aeroportin Midway të Çikagos, ku një avion i kompanisë Southwest Airlines dhe...

Lëkundjet e tërmetit godasin këtë vend, krijohet kaos dhe panik

Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter ka goditur të enjten Nepalin. Tërmeti goditi zonën përreth kryeqytetit Katmandu, njoftuan Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare dhe...

Lajme të tjera

Web TV