Pamjet e reja nga beteja e ashpër në Kiev, ‘The Guardian’: Raportohen 35 viktima, mes tyre fëmijë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

The Guardian raporton se fatkeqësisht 35 persona, e mes tyre edhe dy fëmijë janë vrarë në luftimet e ashpra gjatë natës në Kiev, sipas kryebashkiakut të qytetit.

Building struck by missile or rocket. Ukrainian Interior Ministry in Kyiv
ndertesa e sulmuar me rakete te shtunen ne Kiev, foto e ministrise se brendshme ukrainase
Por në një raportim të Reuters, që ka cituar një këshilltar të ministrisë së brendshme ukrainase, nuk ka pasur të vdekur në bllokun e apartamenteve që thuhet se u godit nga një raketë ruse kete mengjes.

Ministria e Brendshme e Ukrainës ka publikuar pamje të ndërtesës në Kiev që u dëmtua nga raketa të shtunën si dhe ekipet e urgjencës që ndihmojnë në evakuimin e banorëve. Një foto tregon dy persona të urgjencës që mbajnë një grua ne krahe ndersa punonjës të tjerë që vrapojnë në sfond.

Betejë e ashpër në Kiev, raketa godet një ndërtesë banimi, nuk dihet numri i viktimave. Publikohen pamjet e trishta.

Ora 8:11/ Sulmet e ashpra në kryeqytetin ukrainas po vijojnë duke shënjestruar civilët dhe banesat këtë të shtunë, në ditën e tretë të pushtimit rus.

CNN raporton se një ndërtesë banimi pranë aeroportit të dytë të Kievit u godit nga një raketë mëngjesin e së shtunës. Agjencia e lajmeve Reuters raporton se zona në jugperëndim të Kiev, është goditur nga dy raketa. Në rrjetet sociale janë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes që tregojnë një goditje të fortë të kësaj ndërtese.

Shërbimet e urgjencës janë në vendngjarje shkruan CNN, por numri i viktimave nuk dihet, tha kryetari i bashkisë së Kievit, Vitaliy Klitschko. Në videon më poshtë mund të shihni momentet e trishta kur ndërtesa sulmohet me rakete.

REAGON KULEBA

Lexo edhe :  "Nesti Angoni është Blendi Gonxhe. Ai bëhet kryetar bashkie"

Në përgjigje ndaj goditjes në ndërtesë, ministri i jashtëm i Ukrainës shkruajti në Twitter:

“Kievi, qyteti ynë i mrekullueshëm dhe paqësor, i mbijetoi një tjetër nate nën sulmet nga forcat tokësore ruse, raketat. Njëri prej tyre ka goditur një apartament banimi në Kiev. I kërkoj botës: Izoloni plotësisht Rusinë, dëboni ambasadorët, vendosni embargon e naftës, shkatërroni ekonominë e saj. Ndaloni kriminelët rusë të luftës!”

Ndërkohë BBC raportoi herët në mëngjes të shtunën se trupat ruse kanë pushtuar qytetin Melitopol në rajonin juglindor të Zaporizhzhya të Ukrainës. BBC citoi agjencinë ruse të lajmeve Interfax që i referohej ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Ministria ruse e Mbrotjes mësohet gjithashtu të ketë pranuar se Rusia ka përdorur raketa nga ajri dhe deti për të kryer sulme gjatë natës ndaj objektivave ushtarakë në Ukrainë.

Të fundit

Chelsea ngre trofeun e Conference League, londinezët përmbysin Betisin brenda 45-minutave

Chelsea është fituesi i edicionit të katërt të Ligës së Konferencës, në të cilin që në fillimin e turneut...

Mahnitëse! Kur jahti 200 milionë dollarësh të kalon te dera e shtëpisë

Një superjaht luksoz në pronësi të miliarderit amerikan që e shndërroi Starbucks-in në një markë globale është parë duke kaluar nëpër një kanal shumë...

Shqiptarë, kujdes! Vesi jonë i keq në avion tani ndëshkohet me 70 euro

Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të...

100 gramë kokainë dhe shkop bejsbolli në makinë, shqiptarët kapen mat në Itali

Tre të rinj shqiptarë u ndaluan nga karabinierët gjatë një operacioni antidrogë në periferi të qytetit, në Pesaro. Eefektivët ndërhynë në momentin që të dyshuarit...

Përdhunim, trafikim dhe prostitucion, konfirmohen 21 akuzat për vëllezërit Tate

Prokurorët në Mbretërinë e Bashkuar kanë konfirmuar për herë të parë se kanë autorizuar 21 akuza kundër Andrew dhe Tristan Tate, duke përfshirë përdhunim,...

Lajme të tjera

Web TV