ZYRTARE/ Nuk do të luhet ndeshja kundër Rusisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kombëtarja shqiptare e futbollit nuk do të luajë kundër përfaqësues së Rusisë në ndeshjen e Ligës së Kombeve.

Zyrtarizimi që në fakt duhej të vinte nga FSHF, ka ardhur sot nga Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila në një komunikim zyrtar ka bërë të ditur se Shqipëria i bashkohet masave dhe sanksioneve të vendeve të tjera anëtare të BE kundër Rusisë për pushtimin e Ukrainës.

“Po ashtu, Shqipëria nuk do të marrë më pjesë në asnjë përballje sportive me Federatën Ruse deri në dhënien fund të pushtimit të Ukrainës”, theksoi ndër të tjera Xhaçka në fjalimin e saj.

Kështu, Shqipëria i bashkohet vendeve si Polonia, Suedia, Republika Çeke apo Franca të cilat kanë konfirmuar zyrtarisht se nuk do të luajnë ndeshje futbolli ndaj përfaqësueses së Rusisë për sa kohë që vazhdonte pushtimi ushtarak i Ukrainës.

Shqipëria ka të planifikuar sipas kalendarit të luajë dy ndeshje të Ligës së Kombeve në muajin qershor ndaj përfaqësueses së Rusisë. E para është planifikuar më datë 2 qershor në “Air Albania”, ndërsa e dyta është planifikuar në “VTB Arena” në Moskë më 13 qershor.

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV