Reforma territoriale dhe zgjedhore, Basha “korr” sukses në ajër  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reforma Territoriale dhe ajo Zgjedhore sipas kreut të demokratëve Lulzim Basha, janë dy arritje të opozitës. Pavarësisht se komisionet ende nuk kanë nisur punë, Basha e konsideron sukses edhe si ide.

 

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se Partia Demokratike ka bërë dy arritje të mëdha Reformën Territoriale dhe atë Zgjedhore. edhe pse ende nuk janë mbledhur këto dy komisione, fakti që u votua ngritja e tyre, Basha e quan një sukses të partisë së tij. Në një takim me strukturat e Partisë Demokratike në kryeqytet, Basha akuzoi kryeministri Edi Rama se në pushtet ka ardhur duke vjedhur demokracinë dhe duke vjedhur vota. “Këtu kemi dy arritje të tjera të cilët kanë kaluar pa u komentuar shumë por janë shumë të rëndësishme, rindarja territoriale, reforma zgjedhore. Kush më shumë se sa ju e ka ndjerë dhimbjen që sjell shkatërrimi i pushtetit vendor, largimi i pushtetit vendor nga qytetari, largimi i shërbimeve mos të kesh një derë ku të qahesh, të marrësh rrugët për në Tiranë për shumicën e shërbimeve. Të kesh një administrator që ta emërojnë por që nuk e zgjedh dhe që i jep llogari tek Erion Veliaj por jo tek ju dhe favoret i ndan me të në vend që të kujdeset për problemet dhe hallet tuaja”, tha Basha gjatë takimit me demokratët e kryeqytetit.

Incenratorët

Lulzim Basha gjatë fjalës së tij i është kthyer inceneratorëve duke vënë në duke se ka qenë Partia Demokratike që ka vënë SPAK-un në lëvizje, duke bërë edhe një vetvlerësim Basha për PD. “Para se të niste komisioni hetimor parlamentar për Inceneratorët, ne kishim çuar tre padi penale në SPAK. Një për Elbasanin, një për Tiranën, një për Fierin. Por u desh ky presion që drejtësia të shikonte se tek partia demokratike, nuk ka vetëm një forcë politike, e cila është e vendosur që taksat që shqiptarët paguajnë për drejtësinë e re, të shkojnë për të dënuar dhe jo për të mbrojtur politikanët e korruptuar dhe krimin e organizuar, që iu vjedh paratë shqiptarëve, por kanë dhe një monitoruese, të kujdesshme, të çdo hapi që duhet të hedhe sipas ligjit për të mbrojtur interesat e shqiptarëve, natyrisht kanë dhe do të kenë dhe një mbështetëse, atëherë kur drejtësia të fillojë të bëjë punën e saj”, tha ai. Basha e ka quajtur Lefter Kokën si bishtin e inceneratorëve. “Siç ka filluar ta bëjë! Ka filluar me bishtin e aferës, megjithëse bishti e ka mbiemrin “Koka”, por nuk ka shkuar akoma te koka. Me të vërtetë sot kemi dy ministrat e Edi Ramës në burg, njëri i dënuar për kriminalizimin që i bëri policisë dhe shtetit, siç e denoncuam prej ditës së parë, për kanabizimin që i bëri Shqipërisë, tjetri për hetimin e aferës së inceneratorëve. Por në veçanti sa i takon kësaj të fundit, puna vetëm sa ka filluar. Përkundrazi, i mirëpresim me qetësinë më të madhe, sepse e dimë që në fakt, këto sulme, nga ata që janë kapur me presh në duar duke vjedhur shqiptarët, nuk janë gjë tjetër vetëm certifikata, se po bëjmë punën tonë para shqiptarëve”, tha ai.

Të fundit

“Kontroll mbi Gjykatën Supreme”/ Ministrja e Drejtësisë propozon një mekanizëm të ri

Pas luftes së hapur që kryeministri i Kosovës i ka shpallur institucioneve të drejtësisë, Prokurorisë Speciale dhe kryeprokurorit Blerim...

Vodhi disa markete ne Vlore duke u maskuar me kapuç dhe pelerinë

Policia e Vlorës ka zbardhur dhe dokumentuar 7 raste vjedhjesh në qytet, duke identifikuar dhe ndaluar autorin e dyshuar. Në kuadër të këtij operacioni policia...

Pezullimi i transportit të gazit rus drejt Evropës,reagon Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë më 1 janar se dhënia e fund e furnizimeve me gaz rus në Evropë, përmes një gazsjellësi që...

Keni ngrënë shumë gjatë festave të fundvitit? Zgjidhja si ta tretni ushqimin

Pas festave të fundvitit, shumica prej nesh mund të ndihen të rënduar nga ushqimi i tepruar. Ja disa këshilla praktike për të përmirësuar tretjen dhe...

Qëlloi me armë zjarri në Tiranë, identifikohet autori

Policia ka bërë të mundur identifikimin e një personi të dyshuar i cili dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në një ambient festiv,...

Lajme të tjera

Web TV