“Sot është mundësia për të rikonfirmuar perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor”, shkruan në ‘Twitter’ presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel.
Komenti i Michel u bw para takimit tw tij mw liderwt e BE-sw, por jo vetwm.
Michel flet për një bashkëpunim strategjik mes BE dhe Ballkanit Perëndimor për politikën e jashtme apo ndryshimin e klimës dhe multilateralizmit.
”Sonte do të jetë një mundësi për të rikonfirmuar perspektivën evropiane për partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor.
Ne duhet ta thellojmë bashkëpunimin tonë strategjik për çështje si ndryshimi i klimës, multilateralizmi dhe politika e jashtme.”- shkruan Michel.
Po më parë në një status në FB Michel sqaron se ky takim është një parapërgatitje e Samitit të BE që mbahet në maj në Zagreb e udhëhequr nga kryesuesja e Presidencës Kroacia.