Rama sulmon Haradinajn: Gënjeshtar dhe i paditur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Menjëherë pas mbylljes së Samitit me liderët e Ballkanit, Rama u shpreh për Kryeministrin aktual të Kosovës, Ramush Haradinaj, se është një gënjeshtar dhe i paditur klasik, që nuk e di pse ka marrë këto vendime, pasi sipas Kryeministrit shqiptar, ai e di se këtu nuk ka asnjë kusht apo detyrim.

“Ndërhyrje prej të padituri klasik që merret llokum dhe paraqitet mediatikisht. Si bëhet kjo, në çfarë forme bëhet? Nuk ka asnjë nyje detyruese kjo marrëveshje, Haradinaj është një gënjeshtar që gënjen sërish, nuk di nëse e bën nga padija, por se është gënjeshtar, pasi këtu nuk ka asnjë kusht apo detyrim.

Kjo marrëveshje ka vetëm një qëllim, të zbatojë marrëveshjet e bëra më parë mes të gjitha vendeve. Unë dua që në këtë proces ne të fusim hap pas hapi edhe elementë të tjerë, që ka të bëjë me zhbllokimin e ngërçit për energjinë. Është një ngërç i madh, që nuk zgjidhet me sharje, fyerje. Kjo është një gënjeshtër, sepse nuk ka asnjë lloj detyrimi në këtë aspekt. Nëse Kosova hyn në këtë proces dhe thotë që marrëveshjen për lëvizjen e lirë për njerëzit, mallrat, kapitalet, unë nuk dua ta bëj me Serbinë, por me Maqedoninë e Veriut, nuk i thotë njeri gjë.

Është një tym që ngrihet nga rrethi vicioz dhe rruga qorre, ku është sot politika në Kosovë, që shpresoj të jetë rezultat i një momenti paqartësie dhe të zgjidhet, kur të vijë qeveria e re, me të cilën do punojmë. Ne nuk kemi ndryshuar asgjë në raport me qëndrimin solid të palëkundur, që Serbia duhet të njohë Kosovën. Por, jeta e përditshme na mëson se ka plot gjëra të tjera që mund të bëhen, dhe duke bërë gjërat e reja lehtësohet edhe procesi tjetër”, deklaroi Rama./Fjala.al

Të fundit

Suedia do të testojë teknologjinë e re të “tufës së dronëve”

Anëtari më i ri i NATO-s, Suedia do të testojë teknologjinë e re të dronëve të zhvilluar nga grupi...

Pse nuk bën biznese me Evropën dhe Amerikën?”/ Kryeministri i përgjigjet komentuesve:

Nga samiti i “Javës së Qëndrueshme” në Abu Dhabi, kryeministri Edi Rama njoftoi se shumë shpejt do të nënshkruhet një marrëveshje strategjike me Italinë...

Hamasi miraton marrëveshjen për armëpushim

Mediat izraelite raportojnë se Hamasi kishte paraqitur kërkesat e minutës së fundit për marrëveshjen e armëpushimit pak momente përpara se Katari të mbante një...

Pasagjeri ndërron jetë në bordin e një avioni

Një pasagjer ka ndërruar jetë në bordin e një avioni që po fluturonte nga Parisi në Boston. Mjekët dhanë menjëherë ndihmën e tyre, por...

“Jetojmë në Republikë Kryeministrore”/ Mediu: Shqiptarët t’i japin drejtim jetës së tyre

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i ftuar në rubrikën Opinion tha se sot jetojmë në Republikë Kryeministrore. Mediu theksoi se qeveria po bën gjithçka...

Lajme të tjera

Web TV