Lufta në Ukrainë: Shevchenko me lot në sy në RAI, i kërkon ndihmë Italisë (Video)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-ylli i Milanit, Andrei Shevchenko i kërkoi Italisë që të ndihmonte vendlindjen e tij Ukrainën, në një intervistë të ngarkuar emocionalisht, të transmetuar të dielën në mbrëmje, në një nga transmetimet më të mëdha të lajmeve të RAI-it.

Hapni zemrat për njerëzit e mi, për gratë, për fëmijët, për të moshuarit që kanë shumë nevojë për ndihmën tuaj… Bëjini ata të ndjejnë atë që më keni bërë mua”,- nisi me lot në sy, ish-sulmuesi 45-vjeçar, duke folur nga Londra në emisionin “Che Tempo Che Fa” në RAI, transmetuesi publik italian.

Trajneri i Ukrainës nga viti 2016 deri në vitin 2021, mori pjesë në këtë shfaqje për të promovuar një iniciativë për mbledhjen e fondeve, të drejtuar nga Kryqi i Kuq Italian, si pjesë e përpjekjeve të tij humanitare për të ndihmuar Ukrainën.

“Nëna ime, motra ime dhe anëtarët e tjerë të familjes sime, janë ende në Ukrainë, unë flas me ta çdo ditë. Ishte zgjedhja e tyre të qëndronin, – tha Shevchenko. – Nuk mund të shikoj pa qarë se çfarë po ndodh me vendin tim. Ata më thonë të vërtetën për atë që po ndodh në Ukrainë, qytetet e bombarduara, fëmijët dhe pleqtë e vrarë. Ne duhet të përpiqemi të bindim Rusinë që ta pushojë zjarrin, të gjejë një zgjidhje diplomatike dhe të ndalojë këtë luftë”.

Të fundit

Chris LaCivita është strateg fushate, jo magjistar që t’u sigurojë votat

Dardan Malaj Strategu i fushatës së Trump Chris LaCivita do të bëjë piarin e fushatës së opozitës në Tiranë! Ok, veç dy...

Arrestimi i Erion Veliajt, Pandeli Majko: Ndihem në pozitë të vështirë

Pandeli Majko komentoi sot në Kuvendin e Shqipërisë arrestimin e kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Majko tha se ashtu sikur se shumë kolegë, edhe...

Kreditë me probleme në nivelin më të ulët historik, 348 milionë euro në sektorin bankar

 Këstet e kredisë janë paguar në kohë gjatë vitit të kaluar. Shifrat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se kreditë me probleme në...

Arkitekti i fushatës së Trump krah Berishës, Balla:Bëni transparent kontratën,sa kushtoi?

Ministri i Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin Taulant Balla i përmendi Berishës sot në parlament ardhjen në Tiranë të Chris LaCivita, i cili doli...

Gjendet i varur 63-vjeçari shqiptar në Greqi, zbulohet identiteti

Një 63-vjeçar nga fshati Markat i Bashkisë Konispol, është gjetur i vetëvarur në Igumenicë te Greqisë. Tafil Tushaj është gjetur i varur në një...

Lajme të tjera

Web TV