Basha dhe Berisha nuk po zgjidhin hallet e veta, jo më të shqiptarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Erald Shulla

Zgjedhjet e 6 marsit në gjashtë njësi vendore prodhuan një rezultat katasrofik për PD-në zyrtare, e cila doli forcë e tretë, çka solli edhe reagimin e mbështetësve të Bashës në Grupin Parlamentar që i kërkuan të japë dorëheqje. A mendoni se Basha do të dorëhiqet dhe nëse jo, si mund të jetë sërish kryetar i një force politike që elektorati nuk e votoi, por as kupola drejtuese nuk e mbështet?

Rezultati i zgjedhjeve të 6 marsit ishte shumë i rëndë për Partinë Demokratike, për herë të parë që nga krijimi i saj si forcë politike ajo renditet e treta në një garë elektorale. Unë mendoj që problemi është më i thellë dhe është përtej Bashës, pra nuk është dhe nuk qëndron vetëm tek ai si drejtues i Partisë Demokratike, por shtrihet më gjerë, duket se është tek e gjitha në tërësi si forcë politike. Basha ka peshën për të cilën duhet të mbajë përgjegjësin, por për rezultatin e 6 marsit kanë përgjegjësi i gjithë zinxhiri i piramidës drejtuese dhe jo vetëm, përgjegjësi ka edhe Sali Berisha po aq sa Lulzim Basha. Sali Berisha ka sulmuar në çdo lloj forme të mundshme Lulzim Bashën, që ta çonte deri në këtë pikë. Unë mendoj që Basha nuk duhet të bëj një hap pas, por një hap anash.

Krahas konfirmimit të PS-së si forcë e parë në pesë bashki, ndryshimin bëri vetëm Shkodra që zgjodhi Bardh Spahinë, kandidatin e Berishës. A vërtetuan këto zgjedhje që Berisha ka mbështetjen në elektoratin tradicional të PD-së?

Dua të ndalem pak tek kjo pjesë, Sali Berisha ka 30 vite që ka dominuar Partinë Demokratike. Ai e ka dominuar edhe pa qene kryetar de juro i Partisë Demokratike. Dua të kujtoj këtu edhe kur ka qenë president i vendit ka pas drejtuar atë forcë me mjete të tjera, ku i ka pas bërë të ishin kryetar fiktive si z.Shehu po dhe z.Selami. Ndërsa gjatë këtyre 8 viteve ku kryetar ka qenë z.Basha ai gjatë  gjithë kësaj periudhe nuk ka lënë rast pa u shfaqur si protagonist, duke i bërë hije Lulzim Bashës. Basha nuk ka qenë i pregatitur për këtë përballje apo situat, ndërsa Berisha gjithmonë ka menduar për ditën që do i duhet partia dhe ta përdori në favorin e tij. Unë them që Berisha dominon strukturat, por jo elektoratin. Ai luan politikisht në sulm. Dhe e ka armën e tij të fortë këtë pjesë. Por unë mendoj që Berisha i vetëm nuk mund të shkoj më shumë se kaq sa arriti këto zgjedhje.

Lexo edhe :  Gazetarët e frontit që bien theror në vijën e zjarrit

Në llogari matematikore por edhe fryme në këto zgjedhje, nëse mblidhen votat e PD-së zyrtare bashkimit politik Berisha-Meta, sërish opozita nuk arrin dot të mposhtë mazhorancës. Çfarë nevojitet që opozitarizmi të jetë më i madh në vlerë vote?

Opozita është e përçarë sa më nuk ka, normalisht të gjitha kampet veç e veç nuk mbledhin dot më shumë se fanatikët e tyre. Nuk marrin dot pas vetes grupet e tjera të interesit. Qytetarët nuk kanë besim të votojnë dhe nuk besojnë që opozita e bërë copa copa mund të rrëzojë këtë maxhorancë. Prandaj kështu gjithmonë do jenë minorancë akoma dhe më shumë. E ky është një shqetësim i madh për ne si shoqëri. Unë dëshiroj tek një zgjidhje e menjëhershme që të mos humbasim opozitën. Këtu është e habitshme, nuk konsumohet qeveria por opozita.

Një tjetër e dhënë e rëndësishme ishte se morën pjesë në votime rreth 30% e zgjedhësve. Përse ky refuzim dhe si mund të lexohet pjesëmarrja e ulët?

Po e përmbledh shkurtimisht, nuk ka alternativë për ndryshim, nuk ka besim tek opozita. Pse? Sepse është e përçarë, nuk është për veten, nuk po zgjidhin dot hallet e veta, si mund të besojnë që mund të zgjidhi problemet e qytetarëve. Pjesëmarrja e lartë vjen kur ka besim për ndryshim. Kjo gjë nuk ishte, mungoj alternativa e ndryshimit, prandaj dhe munguan dhe qytetarët në kutitë e votimit.

Të fundit

Trafikimi i votave brenda PD, Aulon Kalaja: Vota ime u manipulua

Komisioni i Ankesave hapi sot 42 kuti të qarkut Dibër, rinumërimi i të cilave konfirmoi se kandidatët e PD-së...

Gjendet një person i pajetë në Klos, dyshimet e para

Mësohet se personi i gjetur është mashkull rreth 65 vjeç. Deri më tani nuk ka informacion zyrtar nga ana e autoriteteve, pir dyshohet se 65...

Shqiptari bëhet hero në Greqi, shpëton dy fëmijë që po mbyteshin në lumë

Një emigrant shqiptar në Greqi është bërë hero, pasi ka shpëtuar nga mbytja dy adoleshentë, që kishin hyrë për tu larë në lumin Arachthos. Dy...

Zjarr në një pallat në Durrës

Një zjarr ka përfshirë mbrëmjen e së mërkurës një pallat në lagjen 15 të Durrësit, e njohur si zona e Spitallës, pranë parkut të...

Lista Serbe, në “numërim mbrapsht” drejt zgjedhjeve lokale në veri

“Një litar shpëtimi”... apo “kemi humbur besimin te politikanët”. Të tilla janë pritjet e disa qytetarëve serbë në veri të Kosovës nga zgjedhjet e...

Lajme të tjera

Web TV