Ushtria ruse ka lëshuar tetë raketa në agimin e kësaj të diele në një bazë ushtarake ukrainase të vendosur në rajonin e Lviv dhe rreth 25 kilometra nga kufiri me Poloninë, siç konfirmohet nga autoritetet ushtarake të rajonit përmes rrjetit ‘Telegram’.
Ofensiva ruse, e cila filloi më 24 shkurt dhe tashmë ka shkaktuar ikjen e 2.6 milionë refugjatëve. Trupat e Kremlinit kanë sulmuar edhe aeroportin Ivano-Frankivsk, thotë kryetari i këtij qyteti 153 kilometra larg Rumanisë, Ruslan Martsinkiv. Sot në mëngjes, disa shpërthime janë dëgjuar edhe në Kherson, ka raportuar The Kyiv Independent dhe e kanë konfirmuar media të ndryshme.
Në orët e para të mëngjesit, sirenat kundërajrore kanë rënë në qytetet kryesore të Ukrainës, përfshirë edhe kryeqytetin, Kiev . Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar që të ndalen sulmet për të arritur tek popullata dhe ka raportuar se 1300 ushtarë ukrainas kanë vdekur që nga fillimi i pushtimit.
Ministri i Jashtëm ukrainas Dmitro Kuleba siguroi të shtunën se vendi është i gatshëm të negociojë për t’i dhënë fund luftës, por nuk do të heqë dorë dhe nuk do të pranojë asnjë ultimatum.