Ushtarët ukrainasë që janë në vijën e parë të frontit, në mënyra të ndryshme po tentojnë të mbeten në kontakt me familjet e tyre, e ndihmë të madhe në këtë drejtim po jep interneti dhe rrjetet sociale.
Ushtari Alex Hook ka patur një ide gjeniale, për të bindur të bijën e tij 5-vjeçare se është akoma gjallë dhe duhet të luftojë për atdheun.
Në fakt Alex publikon video interesante në TikTok nga vija e frontit, me qëllim që vajza e tij të mund ta shohë se babai i saj është shëndoshë e mirë.
Ai shpesh poston video duke vallëzuar me rroba të kamufluara me qëllim që të gëzojë vajzën, teksa shumë e lavdërojnë dhe e përkrahin për këtë nismë. Në video shpesh i bashkohen edhe ushtarët e tjerë.
Videot që ai i ka postuar nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, kanë marr mbi 60 milionë shikime, e profili i tij është bërë një lloj ditari i luftës.
https://www.tiktok.com/@alexhook2303/video/7063830345262648581
https://www.tiktok.com/@alexhook2303/video/7066744982996110598