Pavarësia/ Të mbijetuarat e dhunës seksuale, “Newborn” merr pamjen e re

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Newborn”, është prezantuar sot me pamjen e saj të re. Obelisku në qendër të Prishtinës, këtë vit iu kushtua të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës.

Në prezantim e pamjes së re të “Newborn” ishin të pranishëm shumë deputete nga Kuvendi i Kosovës.

Ndërkohë fjalën e mori dhe kryeparlamentarja Vjosa Osmani, e cila deklaroi se gratë e dhunuara do të jenë nder i përjetshëm.

Jo vetëm ky dedikim, jo vetëm zëri ynë institucional por zëri i të gjithëve është i nevojshëm për të luftuar stigmën e dhunës, këto shkronja tregojnë saktë dhunën që kanë përjetuar viktimat e dhunës.

Dëshiroj edhe njëherë të zotohemi se plaga e viktimave të dhunës do të ketë zë në vend e zë ndërkombëtar, ashtu qysh i dha zë në Kongresin amerikan, Vasfije Krasniqi.

Zotohemi bashkë që Kuvendi do të kumbojë çdo ditë zërin e këtyre plagëve, duke treguar vuajtjet e grave të dhunuara nga lufta.

E kemi borxh që të gjithave tua lehtësojmë dhimbjen grave – gratë e dhunuara do të jenë nderi ynë I përjetshëm”, deklaroi Osmani gjatë prezantimit.

“Newborn” e ndryshon pamjen e saj vazhdimisht, sa herë që në Kosovë ka një ngjarje të rëndësishme.

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV