Champions League/ Atletico dërgon në shtëpi Manchester United, Benfica befason Ajaxin!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Manchester United është mposhtur në shtëpi ndaj Atletico Madrid me rezultatin 0-1.

Pjesa e parë ka qënë aktive ku të dyja ekipet kanë patur disa raste konkrete. I pari që provoi ishte djaloshi Elanga por rezultoi i pafat në atë goditje me kokë. Më vonë ishte De Gea protagonist pas një goditje të rrezikshme nga De Paul.

Ekipet provuan disa herë por konkret u tregua Atletico Madrid ku në minutën e 41-të francezi Griezmann dërgoi një top për te Lodi i cili e çoi topin në rrjetë.

Pjesa e dytë nisi përsëri furishëm për Djajtë e Kuq me Elanga i cili nuk e dërgoi dot topin në rrjetë. Rastet ishin të shumta me United që përpiqej të gjente golin e barazimit. Kështu, Simeone kalon në fazën tjetër të Champions League dhe do të presë kundërshtarin e radhës në shorteun që do të hidhet.

Ajaxi nga ana tjetër është befasuar në shtëpi ndaj portugezëve të Benficës.

Një lojë e vakët ku Ajax tentoi disa herë por pa rezultat. Holandezët qarkulluan shumë topin  por nuk  arritën dot të depërtonin mbrojtjen e ekipit portugez. Befasia vjen në minutën e 77-të ku një goditje e lirë nga Grimaldo ka harkuar mrekullisht topin në kokën e Nunez i cili e dërgoi mjeshtërisht topin në rrjetë.

Atletico Madrid dhe Benfica janë dy ekipet të cilat prenë një biletë për në fazën tjetër.

Të fundit

Dita e Shën Valentinit: historia, kuriozitetet dhe traditat e festës së të dashuruarve

Dita e Shën Valentinit njihet botërisht si festa e të dashuruarve , e cila festohet çdo vit më 14 shkurt . Por...

Rama ironizon Berishën: Bufi i Kënetës është një plaçkitës folesh

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kryetarin e PD, Sali Berishën, përmes një video të publikuar në rrjetet sociale. Ai e konsideron Berishën ‘Buf Kënete’...

Propozimi i veçantë për Shën Valentin në Fier, e reja thotë ‘Po’ mes duartrokitjeve

Një propozim i pazakontë për martesë ka ndodhur disa minuta më parë në qendër të Fierit. Mes dekorit të veçantë për Ditën e Shën Valentinit,...

Kush po e “vret” drejtësinë e re ?

Nga ARTUR AJAZI Drejtësia e re, e ka nisur udhën e saj 5 vite më parë. E nisi mbarë, pasi SHBA dhe BE, i vuri...

Arrestimi nga SPAK, Veliaj reagon nga paraburgimi i Durrësit

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia për akuzat ndaj tij dhe bashkëshortes. Postimi i plotë i Erion Veliajt Unë i mirëkuptoj të gjithë ata...

Lajme të tjera

Web TV